Juridik
Misioni i Programit të Juridikut LLB është të sigurojë mësimdhënie të avancuar në fushën e së drejtës vendore dhe ndërkombëtare dhe të diplomojë studentë shumë të specializuar dhe t’i pajisë ata me njohuri teorike dhe aftësi praktike që profesionalisht do t’i përgatisin ata për një mori opsionesh të karrierës, në vend, në rajon dhe ndërkombëtarisht.
Prandaj, programi synon të arrijë objektivat specifikë të mëposhtëm:
– Të zhvillojë aftësi për mësim dhe hulumtim të pavarur;
– Të aplikojë njohuritë akademike në një varg fushash të ndryshme të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare;
– Të zhvillojë aftësi analitike dhe teorike për të reflektuar të menduarit autonom dhe origjinal;
– Të rritet angazhimi konstruktiv me praktikat juridike krijuese dhe profesionale për të paraqitur shpjegime, rezultate dhe përfundime;
Juridik
Semestri I | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | Fillet e së Drejtës | 3 | 1 | 7 |
2 | O | E Drejta Kushtetuese | 3 | 1 | 7 |
3 | O | Të Drejtat e Njeriut | 3 | 1 | 6 |
4 | O | Gjuhë Angleze I | 2 | 1 | 5 |
5 | O | Shkathtësi Studimi | 2 | 0 | 2 |
6 | O | Shkrim Akademik | 2 | 1 | 5 |
Semestri II | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | Ligji dhe praktika parlementare | 2 | 1 | 7 |
2 | O | Metodologji Hulumtuese | 2 | 1 | 4 |
3 | O | E Drejta Romake | 2 | 1 | 6 |
4 | O | Gjuhë Angleze II | 2 | 1 | 5 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 5 | ||
Sociologjia e së Drejtes | |||||
Kompetencat Ndërkulturore | |||||
Komunikimi Organizativ | |||||
Gjuhë Gjermane | |||||
Mikroekonomia | |||||
Semestri III | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | E Drejta Administrative | 3 | 1 | 7 |
2 | O | E Drejta Civile | 2 | 1 | 6 |
3 | O | E Drejta Penale | 2 | 1 | 6 |
4 | O | Organizatat Ndërkombetare | 2 | 1 | 6 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 5 | ||
Administrim Publik | |||||
Integrime Evropiane | |||||
Sjellje Organizative | |||||
Semestri IV | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | Procedura Civile | 3 | 1 | 7 | |
2 | O | Proceduara Penale | 2 | 1 | 7 |
3 | O | E Drejta Familjare | 2 | 1 | 6 |
4 | O | E Drejta Publike Nderkombetare | 2 | 1 | 5 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 2 | 1 | 5 |
Kodi Diplomatik | |||||
Menaxhimi i Burimeve Njerzore | |||||
Marketingu për Avokatët | |||||
Semestri V | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | E Drejta e Trashëgemisë | 3 | 1 | 7 |
2 | O | E Drejta Private Nderkombetare | 2 | 1 | 6 |
3 | O | E Drejta e BE-së | 2 | 1 | 6 |
4 | O | E Drejta Komerciale | 2 | 1 | 5 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 1 | 2 | 6 |
Kriminalistikë | |||||
Praktik Gjyqësore | |||||
Lidership dhe Negocim | |||||
Semestri VI | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | E Drejta e Punës dhe mirëqenies sociale | 2 | 1 | 6 |
2 | O | E Drejta Detyrimore | 3 | 1 | 7 |
3 | O | E Drejta Mjedisore | 2 | 1 | 5 |
4 | O | Sistemi Gjyqesore i Kosovës | 2 | 1 | 6 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 1 | 2 | 6 |
Kriminalistik | |||||
Praktik Gjyqesore | |||||
Lidership dhe Negocim | |||||
Semestri VII | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | E Drejta Intelektuale | 2 | 1 | 6 |
2 | O | Arbitrazhi | 2 | 1 | 6 |
3 | O | Ligji mbi Bankat dhe Financat | 2 | 1 | 6 |
4 | O | Intership dhe Orientim ne Karriere | 2 | 2 | 8 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 2 | 1 | 4 |
Terrorizmi | |||||
Ligji mbi Sigurimet | |||||
Profesionet Legale | |||||
Semestri VIII | |||||
Nr. | O/Z | Lënda | L | U | ECTS |
1 | O | E Drejta Kontraktuale | 3 | 1 | 7 |
2 | O | E Drejta Penale - Tema të veqanta | 3 | 1 | 7 |
3 | O | Financat dhe e Drejta Financiare | 2 | 1 | 6 |
4 | O | E Drejta Humanitare Ndërkombëtare | 2 | 1 | 6 |
5 | Z | Lëndet Zgjedhore: | 2 | 1 | 4 |
Mbrojtja e Kosumatorit, | |||||
Teorite e Marrëdhënieve Ndërkombëtare |
Coming soon
Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?
Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.
Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)
Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.
KËRKESAT E APLIKIMIT
– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)
DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT
– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)
Pas përfundimit të suksesshëm të programit të Juridikut LLB, studentët do të pajisen me aftësi të ndryshme si njohuria dhe të kuptuarit e lëndëve që do të ndjekin, aftësi njohëse, aftësi praktike dhe profesionale si dhe aftësi të transferueshme. Pas përfundimit të programit të Juridikut, studentët do të marrin gradën jurist i diplomuar, dhe si të tillë do të jenë në gjendje të zbatojnë në praktikë njohuritë e tyre cilësore arsimore, profesionale dhe shkencore në fushën e juridikut, dhe do të jenë të përgatitur të përballen me sfidat që do të shfaqen në jetën e tyre profesionale.
Kërkesat minimale për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për pranimin e një studenti në këtë program akademik janë :
Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme
Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).
Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
– Certifikate lindje
– Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
– Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
– Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
– Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
Prof. Ass. Dr. Valon Murati
DREJTOR AKADEMIK I PROGRAMEVE: SHKENCA POLITIKE, GAZETARI DIGJITALE DHE DIPLOMACI NË KOLEGJIN UNIVERSUM