fbpx


Në kuadër të bashkëpunimeve që ka Kolegji Universum me Universitete Ndërkombëtare në Evropë, këtë javë në Kolegjin Universum do të ligjërojnë tre profesorë nga “Polytechnic Institute of Beja” Portugali.

Studentët e Kolegjit Universum do të kenë rastin të ndjekin ligjerata nga ekspert të fushës së Shkencave Kompjuterike dhe Biznesit si Prof. João C. Martins, Sandra Bailoa dhe Prof. Pedro Cravo.

Prof. João C. Martins do të mbajë takim me studentët e Dept. Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum me temen “Zhvillimi i Aplikacioneve IoT: shembull në monitorimin e bujqësisë dhe ujit” me 25 Nëntor, nga ora 11:00.

Ndërsa Prof. Sandra Bailoa dhe Pedro Cravo do të mbajnë “Simpozium Shkencor mbi Turizmin” me studentët e Dept. Biznes Menaxhment. Temat të cilat do të ligjërohen janë:  “Intellectual Capital: The Strategic Resource of Organizations” (Prof. Sandra) and “Business Innovation and Development in the Times of Covid-19” (Prof. Pedro). Eventi do të mbahet me 25 Nëntor nga ora 11:00 në Kolegjin Universum, Kampusi Lipjan.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka arritur marrëveshje me 116 universitete në 26 shtete të Evropës dhe Turqi. 

Deri tani 462 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.