fbpx

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë. Në kuadër të marrëveshjes së Kolegjit Universum me Universitetin prestigjoz francez “Savonia University of Applied Sciences“, studentja e Kolegjit Universum Blendina Rexha po vazhdon studimet me bursë të plotë në Finlandë, vendin e vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë.

Blendina si shumë studentë të tjerë të Kolegjit Universum po i vazhdon studimet në “Savonia University of Applied Sciences ” në një nga universitetet më prestigjoze në Finlandë.

Për përvojen e saj në Finlandë, Blendina thotë: Koha që po kaloj tani në Kuopio, Finlandë është një eksperiencë e re për mua. Dita dites po mësoj për vendin dhe njerëzit. Kam vizituar disa vende dhe dua të them që jam mahnitur nga pastërtia dhe bukuritë e këtij vendi. Finlanda njihet shumë për liqenet që ka, dhe kam hasur të kem një afër këtu ku banoj. Ky vend gjatë dimrit është shumë i bukur dhe përrallor që mezi pres ta shoh. Në Universitetin e Savonias jam duke kaluar shumë mire kam krijuar shoqëri nga vende të ndryshme të botes dhe kam mësuar shumë për kulturat. Po ashtu edhe koha që po kaloj ne nje vend krejtësisht tjetër po më mëson shumë për dallim nga shtepia që disa gjëra janë aty ose të tjerët kujdesen, tani gjithcka duhet ti bëj të gjitha vet. Mirëpo muajt që do kaloj këtu i shoh si shumë të vlefshme dhe do ta shfrytëzoj çdo mundësi të shoh vende të bukura dhe te njoh kultura të tjera”.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 514 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

Disa foto nga Universiteti dhe Finlanda të dërguara nga Blendina: