fbpx

Nevoja për ekspert në distribucion dhe shitje në vendin tonë po rritet dukshëm. Por kompanitë po hasin në vështirësi në gjetjen e kandidatëve të duhur për këto pozita. 


Për këtë Kolegji Universum për herë të parë në Kosovë në bashkëpunim me kompanitë më me renome në vend ka krijuar “Akademia e Punësimit” përmes të cilës pjesëmarrësit ndjekin trajnim profesional dhe fitojnë mundësi reale punësimi në kompanitë partnere të akademisë. Apliko këtu https://bit.ly/2UzqHMZ

Në bazë të kërkesave të kompanive partnere është hapur thirrja për trajnim në “Menaxhim, Distribucion, Shitje me Shumicë dhe Pakicë”. Trajnimi do të mbahet nga ekspertë të industrisë, si dhe bashkëpunëtorë nga kompanitë më të rëndësishme në vend. Punësim i GARANTUAR pas përfundimit të trajnimit. 

Programi nuk ka për qëllim vetëm të ndihmojë pjesëmarrësit në punësim. Ky program gjithashtu synon ti ndihmojë bizneset të kursejnë para dhe kohë duke iu sugjeruar kandidatët e duhur për plotësimin e vendeve të lira.

Nxito, vendet janë të limituara. Ndjek trajnimin merr njohuritë e duhura në lidhje me menaxhimin e aktiviteteve të distribucionit dhe shitjes dhe punësohu në kompanitë partnere të programit.


Apliko këtu. Për më shumë info rreth Akademisë së Punësimit kontakto +383 44 144 062 ose info@universum-ks.org