fbpx

Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum vazhdon përtej oqeanit! Sot u nënshkrua marrëveshja në mes të Kolegjit Universum & University of Northern Iowa.

Kolegji Universum me mbështetjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa ka arrit marrëveshje 2+2 për Northern Iowa University. Përmes kësaj marrëveshje studentët e Kolegjit Universum do të kenë mundësinë që 2 vite ti përfundojnë në Universum dhe vazhdojnë 2 vite të tjera në SHBA (duke përfituar lehtësira financiare, punësim në kampus, bursa të pjesshme dhe shumë benefite të tjera).

Secili student mund të përfitoj 2 vite në Kolegjin Universum dhe 2 vite në SHBA! 

Në kuadër të marrëveshjeve dhe ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum, studentët e Kolegjit tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitete ndërkombëtare. 

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë.

Për më shumë informata rreth studimeve në këtë program të dyfishtë kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.