fbpx

Ndërmarrësia dhe Inovacioni

Kolegji Universum njihet si IAL sipërmarrës në Kosovë. Kjo është për shkak të faktit që studentët dhe stafi i Kolegjit Universum kanë zhvilluar kompani. Hub Universum është një entitet brenda institucionit, i përbërë nga studentë dhe stafi që i ndihmon studentët të zhvillojnë projekte. Rrjeti Kosovar i Engjujve të Biznesit, i themeluar nga Kolegji Universum dhe BiD Network në Holandë, është një shoqatë e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm në Kosovë me qëllim të investimit në start-up biznese. Kështu, Kolegji Universum është i përkushtuar që:

  • Të sjellë risi në arsim, duke modifikuar dhe ndryshuar kurrikulën, materialin mësimor, metodologjitë dhe mjetet
  • Të bëhet partner i bizneseve për hulumtime dhe inovacione të aplikuara, duke lansuar bashkërisht partneritete, projekte dhe përgjegjësinë e përbashkët për aktivitetet e komunitetit
  • Të nxitë frymën dhe aftësitë sipërmarrëse dhe një mendësi të ndikuar nga inovacioni
  • Të promovojë ide inovative dhe krijuese, duke promovuar hapjen dhe liberalizmin
  • Të promovojë vetëpunësimin dhe pavarësinë ndër studentë

Aktivitetet dhe ngjarjet 

Rrjeti Kosovar i Engjujve të Biznesit (KOSBAN) është themeluar neë vitin 2014 me mbështetjen e Kolegjit Universum në Kosovë dhe Rrjetit BiD në Holandë, me qëllim që të mbështetë dhe të promovojë ndërmarrësinë dhe inovacionin përmes formave të financimit të bizneseve të sapo krijuara dhe në faza të tjera të hershme të zhvillimit, që të ngritë potencialin e tyre brenda Kosovës dhe jashtë kufinjve. Anëtarët e KOSBAN janë ndërmarrës dhe inovatorë të dëshmuar nga Kosova, diaspora dhe me gjerë dhe ne organizojmë “pitching” çdo dy muaj, trajnime në “pitching” për ndërmarrësit dhe bootcampe të investimeve për investitorët engjuj.
https://www.facebook.com/KosovoBAN

Monitori Global i Ndërmarrësisë (GEM),

Që nga viti 2014 Kosova është bërë pjesë e Monitorit Global të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), raportit më të rëndësishëm dhe prestigjioz në fushën e ndërmarrësisë në botë. Kolegji Universum është ngarkuar për të kryer hulumtimin, duke u përzgjedhur si përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në GEM. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe organizata holandeze SPARK. Monitori Global i Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM),  është një vlerësim vjetor i aktiviteteve, aspiratave dhe qëllimeve ndërmarrëse të individëve në një numër shtetesh. I inicuar në vitin 1999 si një partneritet në mes të London Business School (Britani e Madhe) dhe Babson College (SHBA), dy shkollat më të njohura të ndërmarrësisë në botë, sot GEM ka mbi 100 ‘Ekipe kombëtare’ të cilat kanë marrë pjesë në këtë projekt, numër ky në rritje për çdo vit.

Java e Ndërmarrësisë – Vishegrad
Java e ndërmarreësisë ka për qëllim të sjellë ndikimin dhe kulturën ndërmarrëse të Vishegradit te studentët në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Gjithashtu, Java e Ndërmarrësisë synon të shërbejë si një urëlidhëse në mes të akademisë, komunitetit, dhe biznesit. Në thelb, idea prapa JN është të pajisë të rinjtë me një mendësi ndërmarrëse në mënyrë që të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe mundësi punësimi për vendet e Ballkanit, duke ndjekur përvojat e Vishegradit në këtë kontekst, kështu, duke ofruar 4 punëtori për ndërmarrësi të mbajtura nga 4 universitete nga Vishegradi në fushën e ndërmarrësisë.

Partnerët: Universiteti Szent István në Hungari, Fakulteti Ekonomik i Universitetit J. Selye në Sllovaki, Univeriseti Metrtopolitan i Pragës në Republikën Çeke.

Get in the Ring

Get in the Ring është një nga garat më atraktive të sipërmarrjes në botë që u ofron sipërmarrësve një platformë për të sfiduar njëri-tjetrin në mënyrë që të fitojnë çmimin e madh dhe të kërkojnë financim nga investitorët vendas dhe ndërkombëtarë të cilët do të jenë të pranishëm . Megjithëse Get in the Ring u krijua vetëm katër vjet më parë, sot ajo është e pranishme në 80 vende dhe ka pranuar më shumë se 3,000 konkurrentë. Në vitin 2014, sipërmarrësit nga 6 kontinente sfiduan njëri-tjetrin për të siguruar financim deri në 1,000,000 €. Lidhjet më poshtë ofrojnë një paraqitje të shkurtër mbi mënyrën se si organizohet ky konkurs tërheqës:

Show Televiziv Beteja e Start-upeve
Show i parë i prodhuar dhe realizuar në Kosovë që ka për qëllim promovimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë. Beteja e Start-upeve është një garë në mes të koncepteve dhe ideve biznesore për të fituar 10,000.00 € (5,000.00 € në kesh dhe 5,000.00 € në shërbime). Beteja e Start-upeve, përveç se një show televiziv interesant në fushën e biznesit, është mundësia më e mirë për të prezantuar biznesin apo idetë biznesore para investitorëve dhe konsumatorëve potencialë.

Festivali KosICT Tech
Kolegji Universum në partneritet me Innovation Centre Kosovo dhe shoqatat e TIK-ut për 8 vite ka sjellur folës nga kompanitë si Google, Apple, dhe Entrepreneurship Magazine, duke sjellur trendet globale të TIK-ut në Ballkan.

iziSurvey
iziSurvey – një spin off i Universumit – IziSurvey është një anketë online dhe offline. Nuk ka nevojë për lidhje në internet për të realizuar anketa, iziSurvey funksionon me ose pa internet. Lansimi i tij është përmendur në Reuters, Yahoo News dhe Boston GLobe.

Partner në Javën Globale të Ndërmarrësisë 
Java e ndërmarrësisë është festimi më i madh botëror i inovatorëve dhe krijuesve të vendeve të punës të cilët lansojnë start-up biznese dhe sjellin në jetë ide që synojnë të nxisin rritjen ekonomike.

Java e Inovacionit në Universum 
JIU synon të shërbejë si urë lidhëse në mes të akademisë, komunitetit dhe biznesit.