fbpx

Përmbledhje

Programet Master të Kolegjit Universum renditen si ndër 16 programet më të mira master nga EDUNIVERSAL të cilët janë të ofruara në Evropën Juglindore. Qëllimi i programit është që të ofrojë një program që zhvillon njohuritë akademike, të biznesit dhe funksionet kryesore të menaxhimit, së bashku me aftësitë e transferueshme dhe zbatimin e tyre. Kjo përfshin të mësuarit dhe hulumtimin e pavarur në një nivel që kërkon qasje të integruar dhe kritike ndaj menaxhimit dhe praktikave të lidhura me to. Përmes aktiviteteve të klasës, folësve musafir dhe projekteve të përbashkëta kërkimore, studentët janë në gjendje të forcojnë marrëdhëniet me komunitetin e biznesit dhe të krijojnë një rrjet bashkëpunimi të ndërsjelltë.

Viti I      
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MSjellja Organizative603016010
2MMetodologjia e Hulumtimit ne Biznes603016010
3MStrategji Biznesore603016010
4MVendimarrje Financiare603016010
5MMarketing dhe Menaxhment603016010
Viti II
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MMenaxhimi i Projekteve603016010
2MMenaxhimi i Kulturës Organizative603016010
3EMenaxhimi i Inovacionit603016010
4EPërgjegjësia Sociale dhe Etika në Biznes603016010
5EEkonomiksi Menaxherial603016010
6ELëndë Zgjedhore603016010
7MTema75030

Programi për Diplome të Dyfishtë nga Kolegji Universum dhe Universiteti i Northampton është i dizajnuar që të operojë si program i rregulltë dhe fleksibil.

SISTEM MODULAR: Çdo lëndë zhvillohet brenda një periudhe 4-6 javë.

ORARI I LIGJËRATAVE: Ligjëratat mbahen nga 17.00 deri 20.00.

LIGJËRATAT ONLINE: Nje pjesë e ligjëratave i dedikohet mbështetjes online dhe punës individuale, punës ne projekt apo leximit.

MËSIMDHËNIA: Metoda inovative në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?

Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Për përfundimit me sukses të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të pajisen me aftësi të ndryshme si njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara analitike, aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar dhe të mbajtnë poste të larta menaxheriale të biznesit  që kërkojnë: a) trajtimin e çështjeve kritike të menaxhimit të biznesit; b) zgjedhjen dhe justifikimin e qasjeve për zgjidhjen e problemeve, artikulimi dhe vlerësimi kritik të alternativave relevante, c) përdorimin e konstrukteve teorike për të analizuar, vlerësuar dhe interpretuar në mënyrë kritike provat dhe për t’i zbatuar ato në probleme komplekse, d) ndërmarrja e analizave kritike dhe vlerësimi për një sërë problemesh të biznesit.

Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikatë e lindjes
  • Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
  • Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.