fbpx

Diplomaci

Misioni i Programit Master në Diplomaci dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare është që të ofrojë trajnim të avancuar universitar në fushën e gjerë akademike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë dhe të diplomojë studentët e specializuar dhe t’i pajisë ata me trajnime teorike dhe praktike që do t’i përgatisin profesionalisht për një llojllojshmëri të mundësive të karrierës, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Rrjedhimisht, programi synon të ofrojë kurs studimor që zhvillon kapacitete analitike si dhe aftësinë për të shqyrtuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike rolin e politikës së jashtme, diplomacisë dhe vendimmarrjes në lidhje me çështjet komplekse në arenën ndërkombëtare.

Pasqyra e programit - Viti I                  
Semester IOrët/Javët
Nr.O/ZClassLUSIECTS
1OHistoria e Diplomacisë6428181308
2OMarrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Siguria6428181308
3OOrganizatat dhe Institucionet Ndërkombëtare5624161147
4OMetodologjia Hulumtuese5725151137
Semester II
1ODiplomacia: Teori dhe Praktikë6428181308
2OÇështjet e Fundit në Politikën Globale6428181308
Semester III
1OProtokoli i Diplomacisë6428181308
2OPolitika e Jashtme e Kosovës dhe Diplomacia6428181308
3ZFokusi Rajonal – Lëndë Zgjedhore5624161147
4ZLëndë zgjedhore e përgjithshme5624161147
Semester IV
1OInternship5025010
2OTeza e diplomës7053020

Për përfundimit me sukses të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të pajisen me aftësi të ndryshme si njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara analitike, aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar të mbajnë poste të larta në institucione publike, veçanarisht në ato të politikës së jashtme, si dhe pozita përfaqësuese në misionet e jashtme diplomatike të vendit, si dhe mundësi punësimi në sektorin privat në institutet vendore, rajonale e ndërkombëtare të politikave të jashtme.

Programi Master në Diplomaci është i dizajnuar që të operojë si program i rregullt dhe fleksibil. Studentët do të kryejnë të gjitha lëndët mësimore para së t’i nënshtrohen “Disertacionit”.

  • SISTEM MODULAR: Çdo lëndë zhvillohet brenda një periudhe 4-6 javë.
  • ORARI I LIGJËRATAVE: Ligjëratat mbahen nga 17.00 deri 20.00.
  • LIGJËRATAT ONLINE: Nje pjesë e ligjëratave i dedikohet mbështetjes online dhe punës individuale, punës ne projekt apo leximit.
  • MËSIMDHËNIA: Metoda inovative në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?

Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Prof. Dr. Svend Hollensen

Svend Hollensen është PhD dhe Profesor i Asociuar i Marketingut Ndërkombëtar në Universitetin e Danimarkës Jugore (Sønderborg). Ka qenë koordinator i Marketingut Ndërkombëtar në një ndërmarrje të madhe Daneze shumëkombëshe (Danfoss). Ai ka botuar artikuj në revista të njohura ndërkombëtare dhe është autor i katër teksteve të përdorura botërisht. Aktualisht libri i tij ‘Marketingu Global’ (2014) është ndër tre librat më të shitur të fushës së Marketingut në mbarë botën. Në shkurt të vitit 2008 ai u nderua me çmimin e fondit “The Benjamin H. Josephson” për ‘Edukim dhe Arsimim të Shkëlqyeshëm’ në Universitetin e Danimarkës Jugore.

Prof. Dr. Anna Di Lellio

Anna Di Lellio është një profesoreshë e Politikës në programin e diplomuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Shkollës së Re për Angazhimin Publik dhe në Programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të New York-ut. Ajo ka doktoruar për Sociologji nga Universiteti Columbia dhe Magjistruar në Politikë Publike nga Universiteti i New York-ut. Hulumtimet dhe botimet e saj përqendrohen në Kosovë, ku ajo dha mësim për gazetari dhe punoi si zyrtare e  Administratës Ndërkombëtare të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Ajo është autore e disa botimeve në revista akademike dhe kapituj në libra: redaktore e librit, Çështja për Kosovën. Kalimi drejt Pavarësisë (Anthem Books, 2006) dhe autore e librit, Beteja e Kosovës 1389. Një Epos Shqiptar (I.B. Tauris, 2009). Në vitin 2015 ajo mori Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidenti i Republikës së Kosovës për kontributin e saj në fushën e lirisë së fjalës dhe diversifikimin e mendimeve, Ajo është bashkëthemeluese e Iniciativës së Historisë Gojore të Kosovës.

Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikatë e lindjes
  • Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
  • Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Prof. Ass. Dr. Valon Murati

DREJTOR AKADEMIK I SHKENCAVE POLITIKE, GAZETARI DIGJITALE DHE DIPLOMACI NE KOLEGJIN UNIVERSUM