fbpx

Përmbledhje

Programet Master të Kolegjit Universum renditen si ndër 16 programet më të mira master nga EDUNIVERSAL të cilët janë të ofruara në Evropën Juglindore. Qëllimi i programit është që të ofrojë një program që zhvillon njohuritë akademike, dhe njohuritë e organizimit të sektorit publik, shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe funksionet kyçe të menaxhimit në strukturimin e ofrimit të këtyre shërbimeve dhe implementimit të tyre. Kjo përfshin të mësuarit dhe hulumtimin e pavarur në një nivel që kërkon një qasje të integruar dhe kritike ndaj menaxhimit dhe praktikave të lidhura me to. Përmes aktiviteteve të klasës, folësve musafir dhe projekteve të përbashkëta kërkimore, studentët janë në gjendje të forcojnë marrëdhëniet me organizatat publike.

Viti I      
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MSjellja Organizative603016010
2MMetodologjia e Hulumtimit ne Biznes603016010
3MStrategji Biznesore603016010
4MVendimarrje Financiare603016010
5MMarketing dhe Menaxhment603016010
Viti II
No.M/ELëndaLEIECTS
1MMenaxhimi Publik 603016010
2MMenaxhimi Strategjik i Sektorit Publik dhe Sektorit Jo- qeveritar.603016010
3EPolitikat Publike: Formulimi dhe Implementimi 603016010
4MRregullimi Shtetëror në Ekonominë e Tregut603016010
3EIntegrimet Europiane me Fokus në MSA603016010
4EZhvillimi i Qëndrueshem603016010
5ELëndë Zgjedhore603016010
6MTema75030

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të demostrojnë aftësi të ndryshme, njohuri të avancuara të fushës, aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Nxënësit që përfundojnë këtë nivel janë të kualifikuar dhe të pajisur mirë për të mbajtur poste të ndryshme të shërbimit publik në organizatat publike, institucionet shtetërore dhe drejtoritë/departamentet komunale. Të diplomuarit e suksesshëm do të jenë në gjendje të kryejnë detyra komplekse që kërkojnë: a) trajtimin e çështjeve kritike të menaxhimit të shërbimeve publike, b) zgjedhjen dhe justifikimin e qasjeve ndaj problemit, c) përdorimi i konstrukteve teorike për të analizuar, vlerësuar dhe interpretuar në mënyrë kritike provat dhe për t’i zbatuar ato në probleme komplekse, d) ndërmarrjen e analizave dhe vlerësimit kritik ndaj një sërë problemesh të lidhura me shërbimin publik.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.