fbpx

Përmbledhje

Programet Master të Kolegjit Universum renditen si ndër 16 programet më të mira master nga EDUNIVERSAL të cilët janë të ofruara në Evropën Juglindore. Qëllimi i këtij programi është të pajis studentët me kapacitete që nuk janë të përqendruara vetëm në zhvillimin e burimeve njerëzore, por edhe në zgjerimin e kapaciteteve strategjike dhe inkurajimin e inovacionit për të mobilizuar një sektor sikurse turizmi që është thelbësor për zhvillimin ekonomik.

Ky program do të bëhet një burim i rëndësishëm i zhvillimit të aftësive të individëve që shohin mundësitë në turizëm dhe nuk janë të kënaqur me status quo. Studentët jo vetëm që do të mësojnë për rëndësinë e menaxhimit të turizmit, procedurat ligjore lidhur me trashëgiminë kulturore dhe sjelljen turistike, ata do të bëhen kompetentë edhe në turizmin e qëndrueshëm dhe  ndikimin e tij social. Për më tepër, Kolegji Universum ka qenë i përfshirë në dy projekte të BE-së në lidhje me nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar, kështu që kjo rrymë do të përqëndrohet në mësimin e studentëve si të thellojë një bashkëpunim të tillë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe global.

Viti I      
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MSjellja Organizative603016010
2MMetodologjia e Hulumtimit ne Biznes603016010
3MStrategji Biznesore603016010
4MVendimarrje Financiare603016010
5MMarketing dhe Menaxhment603016010
Viti II
No.M/ELëndaLEIECTS
1MPolitika Zhvillimore në Turizëm dhe Mikpritje603016010
2MNdërmarrësi në Turizëm dhe Mikpritje603016010
3EStartegji Zhvillimore në Turizëm603016010
4EMarketingu në Turizëm603016010
5ELëndë Zgjedhore603016010
6MTema75030

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët pajisen me aftësi të ndryshme sikurse: njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara teorike, me aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët që diplomojnë janë të kualifikuar për të mbajtur poste të ndryshme menaxheriale në organizatat private dhe publike. Studentët mund të punojnë në pozita që kërkojnë
a) ofrimin e shërbimeve për organizmin ndërkombëtar të vizitorëve nga jashtë
b) aranzhimin e këshillave të udhëtimit, paketave dhe situatave komplekse të udhëtimit
c) zgjedhjen dhe justifikimin e qasjeve për zgjidhjen e problemeve në turizëm, artikulimin dhe vlerësimin kritik të një sërë mundësish relevante në turrizëm planifikimin, zbatimin dhe angazhimin në aktivitete promovuese si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
d) analizimin dhe advokimin e politikave që lidhen me zhvillimin e turizmit
e) aftësinë për të hartuar dhe zbatuar politika, plane dhe projekte në lidhje me turizmin.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.