fbpx

Përmbledhje

Programet Master të Kolegjit Universum renditen si ndër 16 programet më të mira master nga EDUNIVERSAL të cilët janë të ofruara në Evropën Juglindore. Qëllimi i programit është të ofrojë një kurs studimi Master i cili zhvillon të kuptuarit dhe njohuritë akademike se si menaxhohen financat. Ky program i pajis studentët me aftësi teorike dhe praktike të nevojshme për një numër të pozicioneve të lidhura me financat. Kjo përfshin të mësuarit e pavarur, punën praktike, llogaritjet financiare dhe ushtrimet, si dhe analizën e raporteve financiare me qasje kritike. Përmes aktiviteteve të klasës, folësve musafir të ftuar dhe projekteve të përbashkëta kërkimore, studentët janë në gjendje të kryejnë analiza financiare, të bëjnë hulumtime të tregut, të sigurojnë raporte të menaxhimit të rrezikut, si dhe të ofrojnë konsultime për vendimet përfundimtare.

Viti I      
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MSjellja Organizative603016010
2MMetodologjia e Hulumtimit ne Biznes603016010
3MStrategji Biznesore603016010
4MVendimarrje Financiare603016010
5MMarketing dhe Menaxhment603016010
Viti II
No.M/ELëndaLEIECTS
1M Analizat Financiare603016010
2M Strategjitë Financiare603016010
3E Tregjet Financiare Ndërkombëtare603016010
4E Menaxhmenti i Riskut603016010
5ELëndë Zgjedhore603016010
MTema75030

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët pajisen me aftësi të ndryshme sikurse: njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara teorike, me aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët që përfundojnë këtë program janë të kualifikuar dhe të pajisur me aftësi për të mbajtur poste të ndryshme menaxheriale në organizatat financiare private dhe publike. Studentët mund të punojnë në pozita që kërkojnë:
a) analiza financiare ose raporte numerike
b) planifikim strategjik financiar
c) investime financiare dhe vendimmarrje
d) vlerësime të rrezikut financiar.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.