fbpx

Përmbledhje

Programet Master të Kolegjit Universum renditen si ndër 16 programet më të mira master nga EDUNIVERSAL të cilët janë të ofruara në Evropën Juglindore. Qëllimi i programit është që të ofrojë një kurs studimi Master i cili zhvillon të kuptuarit dhe njohuritë akademike se si funksionojnë mjedisi dhe strukturat e Biznesit Ndërkombëtar. Ky program i pajis studentët me aftësi teorike dhe praktike të kërkuara për një numër të pozicioneve të lidhura me biznesin ndërkombëtar, respektivisht kompanitë që transferojnë, punojnë në një ambient ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare të biznesit dhe korporatat. Programi ofron mësim të pavarur, punë praktike, biznes ndërkombëtar, politikë dhe taksa, llogaritjet dhe ushtrimet, si dhe analiza të ndryshme me qasje kritike. Përmes aktiviteteve të klasës, folësve musafir të ftuar dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese, studentët janë në gjendje të kryejnë analiza financiare, të bëjnë hulumtime të tregut, të sigurojnë raporte të menaxhimit të rrezikut, si dhe të ofrojnë konsultime rreth vendimeve ndërkombëtare të biznesit.

Viti I      
Semestri (Modular)
No.M/ELëndaLEIECTS
1MSjellja Organizative603016010
2MMetodologjia e Hulumtimit ne Biznes603016010
3MStrategji Biznesore603016010
4MVendimarrje Financiare603016010
5MMarketing dhe Menaxhment603016010
Viti II
No.M/ELëndaLEIECTS
1MBizneset dhe ndërmarrjet Ndërkombëtare603016010
2MGlobalizmi dhe Kosova603016010
3EMarketingu Ndërkombëta603016010
4EZinxhirët Ndërkombëtarë të Furnizimit603016010
5ELëndë Zgjedhore603016010
6MTema75030

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët pajisen me aftësi të ndryshme sikurse: njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara teorike, me aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët që përfundojnë këtë program janë të kualifikuar për të mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale në organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare. Studentët mund të punojnë në pozita që kërkojnë:
a) analiza ndërkombëtare të biznesit
b) planifikim strategjik ndërkombëtar
c) investime financiare dhe vendimmarrje në mundësitë e biznesit ndërkombëtar
d) vlerësimet e rrezikut financiar në mjediset ndërkombëtare.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.