fbpx

Sot në Kolegjin Universum u organizua Gara e Kontabilitetit në mes të studentëve të vitit të dytë të Dept. Biznes dhe Menaxhment të tri kampuseve Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj. Gjatë garës studentët patën mundësi të testojnë njohuritë e tyre në lënden e Kontabilitetit.

Gara u organizua në tri raunde, pjesa e parë ishte me pyetje/përgjigje të shpejta, pjesa e dytë me detyra të shkurtëra për të cilat studentët kishin kohë 3 minuta ti zgjidhnin dhe në fund studentët zgjidhën një detyrë me transaksione për 20 minuta.

E gjatë këtyre raundeve adrenalina dhe emocionet nuk munguan. Ajo çka e bëri garën akoma më dinamike e sfiduese, ishte dëshira e secilit grup të dal triumfues, e të përfaqësoj sa më mirë kampusin e tij.

Ekipi fitues i kësaj gare ishte ekipi nga Kampusi i Gjakovës. Të gjithë studentët u shpërblyen me certifikata dhe dhurata simbolike nga Kolegji për suksesin e treguar.

Ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, studentët dhe profesorët nga të gjitha departamentet janë duke u përgatitë për gara dhe evente të ngjajshme të cilat do të shpallen në ditët në vijim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.