fbpx

Përshkrimi i Detyrave:


– Koordinon procesin e sigurimit të cilësisë brenda institucionit
– Në bashkëpunim me komisionet përkatëesë harton dhe implementon politikat e sigurimit të cilësisë
– Në bashkëpunim me Drejtorët Akademik krijon planin për implementimin e praktikave të cilat sigurojnë
cilësinë e programeve akdemike
– Ndihmon departamentet me zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të vlerësimit akademik.
– Siguron që planet e vlerësimit në nivel programi të plotësojnë nevojat programatike të akreditimit;
– Koordinon procesin e standardizimit dhe sigurimit të cilësisë konform kërkesave të AKA-së
– Drejton takime vlerësimi në nivel programi dhe aktivitete specifike për të analizuar rezultatet e studentëve
dhe për të identifikuar çështjet dhe shqetësimet.
– Zhvillon dhe dorëzon rekomandime drejtorëve të programit.
– Ndihmon në përgjigjen e kërkesave të akreditimit dhe kontribuon në raportin e vetëvlerësimit për qëllimin
e akreditimit bazuar në standardet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
– Shpërndan dhe analizon pyetësorët e studentëve dhe stafit.
– Propozon aktivitete/trajnime për ngritjen e cilësisë në insitucion.
– Përdorë metoda statistikore për të analizuar anketat dhe hulumtimet në lidhje me sigurimin e cilësisë.


Kualifikimet:
– Diplomë Master
– Minimum 3 vite përvojë punë në fushën e sigurimit të cilësisë në IAL
– Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar
– Aftësi të mira në komunikimi dhe zgjidhje të problemeve
– Aftësi teknike/kompjuterike (softuer statistikor)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– CV
– Diplomat Bachelor dhe Master
– Dy Letër Reference
– Dokumente tjera mbështetëse

Dokumentacionin e kompletuar duhet të dërgoni në [email protected], ku në subjekt specifikohet pozita për
të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ata të listës së ngushtë, do të ftohen për
intervistë. Afati i fundit për aplikim, 31 Mars, 2022.