Kolegji Universum dhe Incodeks organizojne “Coding Day”

Posteri (6)
Lajme

Kolegji Universum dhe Incodeks organizojne “Coding Day”

Me 22 Mars nga ora 11:00, Kolegji Universum në bashkëpunim me Kompaninë Incodeks organizon “Coding Day” që ka për qëllim tu mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit.

Nën mentorimin e Enis Beqa – Senior Software Engineer, Arlind Kërçeli – Software Engineer, Erand Raka – Intern/Software Engineer dhe Saranda Sefedini – HR & Administrative Assistant nga Incodeks, studentët gjatë eventit do të garojnë në grupe me njeri-tjetrin duke zgjidhur disa sfida te programimit te webit, detyra këto që do të caktohen nga kompania.

Eventi do te mbahet me 22 Mars, Ora 11:00 Kolegji Universum – Kampusi Ferizaj.

Kolegji Universum dhe Kompania Incodeks, gjatë gjithë vitit i angazhojnë studentet e Kolegjit Universum në projekte reale. Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *