fbpx

Për herë të parë në Kosovë, Kolegji Universum iu mundëson studentëve të kryejnë punë praktike me pagesë në 22 shtete të BE-së. Puna praktike përfshinë një periudhë të caktuar ku studentët marrin trajnim profesional ose fitojnë përvojë pune në një kompani ose organizatë që vepron në shtetet e BE-së me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim.

Gjatë periudhës së praktikës, studentët fitojnë përvojë pune në kohë të plotë në fushën që ata studiojnë.

Kolegji Universum ka hapur thirrjen për aplikim për punë praktike në Istanbul, Turqi në Elpo Bilisim Otomasyon Elektronik Popmpa Sistemleri LTD në kuadër të programit Erasmus+ të financuar nga Komisioni Europian. Kohëzgjatja e praktikës do të jetë 2 muaj. Secili studentë përfiton kompenzim mujor 800 euro dhe 275 euro për kompenzim të transportit (vajtje/ardhje).

Ftohen të gjithë studentët e Kolegji Universum të nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë. Shiko kritere këtu.

Për të mësuar më shumë rreth mundësisë për punë praktike në vendet e BE-së dhe bursat për shkëmbim semestral ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën Informuese për Punë Praktike në Kolegjin Universum,

Na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.