fbpx

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin prestigjoz në Gjermani “Ludwigshafen University of Applied Sciences”. Nga tetori studentët kosovarë kanë mundësi ti fillojnë studimet Master në Administrim Biznesi dhe të marrin MBA diplomë të dyfishtë nga Kolegji Universum dhe “Ludwigshafen University of Applied Sciences” .

Përveq studimeve të dyfishta në Kolegjin Universum dhe “Ludwigshafen University of Applied Sciences”, studentët gjatë studimeve do të kryejnëpunë praktike 3 mujore me pagese në kompani gjermane.

Master në Administrim Biznesi apo i njohur si “MBA Degree”, është diplomë universitare që mbulon një gamë të gjerë fushash të biznesit, të tilla si marketing, kontabilitet dhe menaxhim. Studentët që marrin një MBA rrisin aftësitë e tyre për një karrierë të suksesshme dhe dinamike biznesi pasi tregu sot ofron mundësi të mira punësimi për ekspert të biznesit, por një avantazh i shtuar është se kjo diplomë mund të hapë dyert edhe për punësim jashtë vendit.

Për më shumë info rreth Programit Master dhe mundësisë për studime kontaktoni Kolegjin Universumnë facebook & instagram apo në +383 44 144 062 & info@universum-ks.org.