fbpx

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral, këtë po e dëshmon fakti se deri tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i janë aprovuar 78 marrëveshje me universitetet më të mira të Evropës. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe projekti tjetër për BURSA ndërkombëtare në Holandë.

Studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër në institucionin publik më inovativ në Holandë, në Maastricht University.

Maastricht University është universiteti më i ndërkombëtarizuari në Holandë, i cili njihet për modelin e tij inovator të arsimit dhe qasjen multidisiplinare në kërkime dhe edukim.

Për më tepër, këtë vit është rritur edhe vlera e bursës për studentët e Kolegjit Universum. Secili studentë përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semester, e financuar direkt nga Komisioni Evropian.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 103 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum bursat@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

Marreveshja e bashkangjitur