fbpx

Nga data 11 Tetor, Kolegji Universum fillon javën orientuese për studentët e vitit të parë të regjistruar në programet e Kolegjit Universum. Në të njëjtën javë, me date 17 Tetor, Kolegji Universum, si një nga institucionet lidere të arsimit të lartë në Kosovë, për të shënuar dhe respektuar Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, ka vendosur të ndajë BURSA STUDIMI për gratë e margjinalizuara në Kosovë.

Kolegji Universum vazhdon të jetë pjesë aktive e komunitetit, duke kontribuar në zbutjen e varfërisë përmes edukimit, për t’iu dhënë mundësi grave në Kosovë të studiojnë dhe të përgatiten profesionalisht, për të avancuar gjithashtu përgatitjen profesionale të grave dhe uljen e hendekut gjinor në tregun e punës.

Njëkohësisht, si institucion, Kolegji Universum mbetet i përkushtuar për të kontribuar në arritjen e OBJEKTIVAVE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM (SDGs), e para nga të cilat është Eliminimi i Varfërisë (SDG1). Prandaj, përmes ndarjes së bursave për gratë e margjinalizuara në Kosovë, synohet të kontribuohet në uljen e varfërisë përmes edukimit, duke ndihmuar gratë të zhvillojnë shkathtësi dhe aftësi akademike dhe profesionale, të luftojmë pabarazitë sociale dhe gjinore dhe të kontribuojmë në uljen e rrezikut dhe margjinalitetit për grupe të ndryshme sociale në Kosovë.

Për detaje rreth bursave dhe formës së aplikimit kontakto info@universum-ks.org apo 044 144 062.