fbpx

Kolegji Universum i është bashkuar grupit të institucioneve evropiane në mbështetjen e fuqizimit të një sërë kategorish të cenueshme përmes përdorimit të artit dhe kulturës. Kolegji Universum ka qenë specifikisht përgjegjës për zhvillimin e doracakut i cili do të udhëheqë punën e trajnerëve në punëtoritë e organizuara për fuqizimin e grupeve të ndryshme të cenueshme përmes përdorimit të artit dhe kulturës.

Përveç kësaj, Kolegji Universum do të bashkohet me përpjekjet e institucioneve të tjera drejt procesit të zhvillimit të materialeve të artit dhe kulturës dhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme që theksojnë rëndësinë e kulturës dhe artit si mjete për të mbështetur rritjen e grupeve të veçanta.

Arti dhe kultura mbeten dy komponentë të rëndësishëm, të cilët nëse përdoren siç duhet, mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve. Përmes projektit Cultur’Act, Kolegji Universum dhe disa institucione të tjera kanë përqafuar rolin e fuqishëm të artit dhe kulturës drejt fuqizimit të kategorive të ndryshme të cenueshme dhe kanë riafirmuar gatishmërinë e tyre për të vazhduar punën e tyre në këtë drejtim.

Për më shumë informata rreth projekteve te tilla kontakto Kolegjin Universum +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.