fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Savonia University of Applied Sciences, në Finlandë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus + Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane apo gazetari) të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i dy studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimëror 2019/2020
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 900 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 8.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  5. CV në gjuhën angleze
  6. Letër Motivimi në gjuhën Angleze

Dokumentet e aplikimit (1 deri në 6) duhet të dërgohen të skanuara në email-in: bursat@universum-ks.org

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 20 MARS, 2019, ORA 24:00!

finland-school
hel
hel1