fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Middle East Technical University në Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane) të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i nje studenti për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 8.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: bursat@universum-ks.org.
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi
në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Sukesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë


AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 MAJ, 2019, ORA 24:00!

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Turqia