fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Staffordshire University në Angli, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Master në programin Biznes dhe Menaxhment të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i dy studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri dimëror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër (4.5 muaj)
• Kompensim mujor: 900 euro
• Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 8.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1/B2
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  5. CV në gjuhën angleze
  6. Letër Motivimi në gjuhën Angleze

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: bursat@universum-ks.org

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Sukesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 17 PRILL, 2019, ORA 24:00!

Ne vijim gjeni te bashkangjitura disa foto të “Staffordshire University” dhe Anglisë 🙂

Suksese!!