fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në University of Valladolid, në Spanjë në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Edhe pse shumica e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth vazhdimit të semestrit apo shkëmbimit të studentëve. Ju njoftojmë se Univeristy of Valladolid, ka njoftuar se do të pranoj studentë për vitin akademik 2021/2022, pra ju mund të përfitoni shkëmbim semestral për semestrin e ardhshëm.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

Shkëmbim i studentëve për studime semestrale

Periudha e studimeve: Semestri pranveror

Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër

Kompensim mujor: 850 euro

Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum

Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum

Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1

Transkipta e notave në Gjuhë Angleze

Kopje e pasaportës

1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

CV në Gjuhë Angleze

Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

Suksesi akademik (40%)

Niveli i gjuhës angleze (40%)

Suksesi në intervistë (20%)

-10 për cdo aplikim të mëhershëm

+10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)

-10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 SHTATOR 2021, ORA 24:00!