fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në Aalborg University në Danimarkë në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility KA107.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit #Bachelor dhe #Master , të gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimeror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 900 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – TOFEL, niveli B1
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Te gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studenteve, kliko KETU

Linku i Universiteteve KETU

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 14 Mars 2022, ORA 24:00!
Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit. 
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar 
Na ndiqni ne Facebook Instagram