fbpx

Për herë të parë në qytetin e Ferizajit, gjigantin e zhvillimit ekonomik është mbajtur gara kibernetike “CyberSecurity Hackathon #2”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Kolegjin Universum.

Studentët e Kolegji Universum dhe nxënësit nga shkollat të mesme të Ferizajit morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues. Gara është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Republikës së Kosovës të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

Aktiviteti është mbyllur me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët dhe nxënesit pjesëmarrës. Talentët patën mundësi të përfshiheshin në Web Penetration testing, Physical hacking (Hakim Fizik), dhe projektin më të ri në vend Bomb Defuse.

3 ekipet që janë shpërblyer janë:

Vendi i 1-rë : FSociety

Vendi i 2-të : RMB Group

Vendi i 3-të : Hackerman

Fituesit u shpërblyen me BURSA, Paisje Raspberry P dhe Trajnime Falas në Penetration Testing dhe ICT Academy të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Poashtu falenderojmë kompanitë partnere të eventit Korporata Rugova, Red Bull Kosovo dhe Liri Prizren.

Studio Shkenca Kompjuterike, profesioni më i kërkuar dhe më i paguar!!

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla dhe departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.