fbpx

Aprovohet projekti për organizmin e shkolles veore në bashkëpunim me Thomas More University, studentët e Kolegjit Universum do të jenë përfitues të këtij organizimi në Belgjikë. 

Universiteti partner Thomas More ka vendosur të organizojë Shkollën Verore Ndërkombëtare nga 6-17 Shtator 2021 në kampusin e Geel-it, Belgjikë.

Në Shkollën Verore  do të jenë të perfshirë studentë nga departamente të ndryshme si: Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike dhe Shkenca Kompjuterike.

 Tema do të jetë: “Ulja e barrierave për grupet pakicë të minoriteteve”, me përqendrim në përfshirjen sociale.

Studentët nga të gjitha fushat e studimit si studentë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesëmarrës të punojnë në ekipe multidisiplinare. Një detyrë do të jepet nga një partner i jashtëm nga sektori social, i përfshirë në njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale, psikologjike ose fizike.

Studentët do të sfidohen për të gjetur një zgjidhje, përmes bashkëpunimit me partnerë nga sektori i shitjes me pakicë, supermarket si dhe sektore të tjera. Do të përdoret metoda e Mendimit të Projektimit për të evoluar nga një problem në një zgjidhje inovative.

Nga sot hapet thirrja për aplikim për Shkollën Verore në Thomas More, andaj ftohen të gjithë studentët e të gjitha drejtimeve të aplikojnë.