fbpx

Infermieri

Përmbledhje

Programi i Infermierisë synon të përgatisë infermierë të kujdesshëm, inovativë, profesionistë, të cilët janë liderë në adresimin e nevojave evolucionare të kujdesit shëndetësor të të gjithë njerëzve dhe në avancimin e profesionit të infermierisë. Programi ofron të siguroj një mjedisë bashkëpunimi mësimdhënie-mësim për të promovuar mendimin kritik, të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe rolin pozitiv në një shoqëri globale në ndryshim dhe gjatë gjithë jetës.

Në përfundim të programit, studentët do të arrijnë këto objektiva specifike:

  • Integrimi i njohurive nga shkencat fizike, të sjelljes dhe informatikën në praktikën profesionale të infermierisë.
  • Përdorimi I mendimit kritik dhe praktikën e bazuar në prova dhe gjetje e hulumtimeve në praktikën profesionale të infermierisë.
  • Demonstrimi i roleve etike dhe profesionale infermierore, vlera, drejtësia shoqërore dhe dinjitet njerëzor
  • Aplikimi i aftësive të teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të informacionit në mënyrë efektive në praktikën profesionale të infermierisë.
  • Analizimi i mënyrave se si politikatë qeveritare, institucionale dhe profesionale ndikojnë drejtpërdrejt dhe indirekt në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shëndetin e popullatës.
  • Përkushtim ndaj një plani të të mësuarit gjatë gjithë jetës për zhvillimin profesional
Semestri I      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 O Bazat e Infermierisë profesionale (I) 7
2 O Etika në Infemieri 3
3 O Anatomi, Fiziologji dhe Patologji (I) 6
4 O Gjuhë Angleze ose Gjermane 3
5 O Komunikimi në shëndetësi dhe Infermieria profesionale 4
6 O Mikrobiologji 4
7 O Psikologji 3
8 O Shkathësi studimi 2
Semestri II      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 O Bazat e Infermierisë profesionale (II) 7
2 O Anatomi, Fiziologji dhe Patologji (II) 6
3 O Biokimi dhe biofizik 5
4 O Gjuhë Angleze ose Gjermane (II) 3
5 O Praktika Infermierore në kujdesin parësor 5
6 O Edukimi shëndetësor dhe Promovimi 4
Semestri III      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 O Kujdesi Infermieror për pacientët me sëmundje të brendshme 11
2 O Të ushqyerit dhe dieta 3
3 O Sociologjia e sëmundjes dhe shëndetit 3
4 O Shëndeti I familjes dhe komunitetit 3
5 O Programi diagnostik dhe terapeutik 7
6 Z Lëndë zgjedhore 3
Semestri IV      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 O Kujdesi Infermieror për fëmijë dhe adoleshentë 10
2 O Kujdesi Infermieror për të moshuarit, gerontologji dhe Rehabilitim 7
3 O Farmakologji 3
4 O Kujdesi Infermieror dhe shëndeti mendorë 7
5 E Lëndë zgjedhore 3
Semestri V      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 M Kujdesi Infermieror në kirurgji.  14
2 M Shëndeti publik me epidemiologji dhe statistikë 3
3 M Shëndeti mjedisorë 3
4 M Metoda hulumtuese 3
5 O Lëndë zgjedhore 3
Semestri VI      
Nr. O/Z Lënda ECTS
1 M Kujdesi Infermieror për shëndetin e gruas, Gjinekologji dhe Obstetrik 11
2 M Mjekësia emergjente me Anesteziologji 3
3 M Onkologji dhe Kujdesi Infermieror paliativ 5
4 M Organizimi, Menaxhimi dhe udhëheqja në shëndetësi and kujdesi Infermieror 3
5 M Punimi I diplomes 10

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv dhe të angazhuar gjatë ligjeratave dhe praktikës.
Kolegji Universum është i pajisur me laboratore  të Infermieris në Kampusin në Lipjan dhe Ferizaj. Laboratoret janë dizajnuara në mënyrë komode dhe janë të  pajisur me shtretër, pacient-kukulla dhe mjete tjera të nevojshme në mënyrë që mësimi të jetë sa më efektiv.

Në Programin e Infermieris pjesa praktike është thelbësore në mënyrë që studentet të arrijnë një efikasitete të lartë në studime. Vënia në praktik e çdo njësie mësimore lehtëson proceduren e mësimnxënies së studenteve.

20201224_093838
20201224_093540
20201218_123336
20210115_113806
20201224_093850
20210115_114637
130587496_10159134979392244_4350128125741744551_o
130454221_10159134979402244_5261157030867241336_o

Praktika me VR (Virtual Reality)

Studentët e Programit të Infermierisë në Kolegjin Universum po përdorin paisje VR (Virtual Reality) gjatë praktikës profesionale në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum. Përmes këtyre simulimeve studentët po praktikojnë aftësitë e tyre në një “mjedis të sigurtë-virtual”. Përdorimi i pajiseve VR në Kolegjin Universum po rrit në mënyrë efektive njohuritë në edukimin infermieror tek studentët. Vënia në praktik e çdo njësie mësimore po lehtëson proceduren e mësimnxënies së studentëve.

Marrëveshje bashkëpunimi për punësim të studentëve

Kolegji Universum dhe DEKRA Akademie kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, trajnimit, kualifikimit dhe pajisjen e infermierëve të përgjithshëm me licencë Gjermane dhe punësimin e tyre në Gjermani.

DEKRA Akademie do t’i ofrojë FALAS dhe në mënyrë të dedikuar studentëve të Kolegjit UNIVERSUM, drejtimi  Infermieri:
  •  Mësimin e gjuhës Gjermane deri në nivelin B2
  •  Kontratën e punës në Gjermani me punëdhësit më prestigjozë
  • Trajnimin profesional dhe përgatitjen për pajisje me licensë Gjermane të Infermierit
  • Transferimin në Gjermani me të gjitha lehtësirat procedurale
Rexhep Luci, Nr. 5, Prishtinë, Kosovë
+38343921833

Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje ​”Jens Wiegrebe Personalberatung für die Sozialwirtschaft” për punësim të studentëve të Programit Infermieri në Gjermani.

Jens Wiegrebe Personalberatung Tellweg 15 97292 D-Uettingen, Germany
+49 93 69 / 98 00 240

Apliko tani, përfito praktikë profesionale dhe punësim në Gjermani!

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Programet e studimit

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).

Programet e studimeve Bachelor Northampton University

Programet profesionale Pearson