fbpx

Sot, për dallim nga vitet e kaluara, dentistët nuk vizitohen vetëm kur dikush ka problem me dhëmbë apo dhimbje. Tek ata shkohet edhe për të fituar “Hollywood Smile”, për të pasur gjithë dhëmbët në vijë apo edhe për të pasur një diamant në dhëmbë.
Megjithatë, në grupin e profesionistëve dentarë ka një grup i madh që po zë vend për diçka krejt specifike. Higjienist dentar, që merret me higjienën dhe estetikën e dhëmbëve.
Profesioni i higjienistit dentar gjithmonë zë vend në “TOP 20” të profesioneve më të paguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, edhe paga prek një nga pikat më të larta ndër profesione. Paga mesatare në ShBA, sipas US News, është rreth 6,500 dollarë në muaj, kurse në Evropë, sipas Statistika dhe SalaryExplorer, paga mesatare është 4,500 euro në muaj.
Pra, përveç programerëve, bota është në kërkim të higjienistëve dentarë.
Kosova ka fatin dhe mundësinë të ketë kolegjin e vetëm në Ballkanin Perëndimor që ofron program të plotë bachelor për Higjienë dhe Estetikë Dentare. Ai është Kolegji UNVERSUM.
Nga studimet në Kolgjin Universum mund të vazhdoni karrierën si higjenist dentar, edukator të shëndetit oral, administrator të kujdesit shëndetësor apo edhe hulumtues të fushës dentare.Për të aplikuar dhe për të marrë informacione rreth studimeve për Higjienë dhe Estetikë Dentare,
klikoni në linkun në vazhdim: https://www.universum-ks.org/sq/apliko/