fbpx

Universiteti partner i Kolegjit Universum “Ludwigshafen University” do të organizojë Shkollë Verore me temat aktuale për Biznesin Europian, Ekonominë dhe Ekologjinë. Shkolla Verore do të mbahet nga data 7 gusht 2019 deri më 28 gusht 2019 dhe është e destinuar për studentë ndërkombëtarë nga e gjithë bota.


Kliko këtu për agjenden e programit, ndersa informata më të hollësishme gjeni në vijim.


Tarifa e programit është 1,800 euro, – mbulon strehimin, transportin në Gjermani / Francë, tarifat e shërbimit, tarifat e hyrjes, tarifat e klasës, drekën e mirëpritur dhe pjesërisht dreka në universitet. Të gjitha shpenzimet e tjera, udhëtimi për në Gjermani dhe transporti nga aeroporti në Ludwigshafen, si dhe shpenzimet e tjera ditore, nuk përfshihen.
Aplikimi për Shkollë Verore është hapur dhe do të mbyllet më 12 maj 2019. Të gjithë studentët e interesuar duhet të dërgojnë email në bursa@universum-ks.org me subjekt: Aplikim për shkollë verore në Ludwigshafen.