fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për punë praktike në “Ondokuz Mayis”, në Turqi në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e programit te Infermerisë të aplikojnë për punë praktike me financim nga programi i Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për punë praktike
  • Periudha e praktikës: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja: 2 Muaj
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 270 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën mbi 8.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 30 nentor 2021.