fbpx

Hapet thirrja per aplikim për shkëmbim semestral në Haliç University në Turqi!

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe Haliç University, studentët e Kolegjit Universum kanë mundësinë të ndjekin semestrin e ardhëshem në Turqi.

Sudentët nuk paguajn tarfien e shkllimit në Haliç University por duhet të mbuloj shpenzimet e akomodimit dhe shpenzimet përcjellëse.

Ftojmë të gjithë studentët e drejtimit të Infermerisë të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 5 NENTOR 2021, ORA 24:00!