Gazetari Digjitale
Kurrikula e hartuar për programin e Gazetarisë Digjitale përqendrohet në sigurimin e metodologjive më të avancuara të mësimdhënies, mësimnxënies dhe të vlerësimit të cilat janë bashkëkohore dhe të dizajnuara për të përmirësuar përvojën e mësimnxënies tek studentët. Në të njëjtën kohë, programi do t’i zhvillojë shkathtësitë e forta dhe të buta të studentëve të cilat janë të nevojshme për të gjetur punë në fusha të ndryshme si gazetaria digjitale, shkrimi, menaxhimi i mediave e të tjera.
Prandaj, programi synon t’i arrijë objektivat specifikë të mëposhtëm:
- Zhvillimin e një kuadri kompetent, etik dhe profesional të gazetarëve të rinj, që janë në gjendje gjithnjë t’i përgjigjen kërkesës për rritjen e kualitetit të informacionit në shoqërinë tonë dhe jashtë.
- Integrimin e njohurive të gazetarisë digjitale në aspektet teorike dhe praktike në trekëndëshin e artë (shkathtësi, njohuri dhe qëndrime) të profesionistëve të rinj.
- Demonstrimin e njohurive të përgjithshme, kompetencave kulturore dhe adaptimit në punën me njerëz, situata dhe mjedise të ndryshme.
- Aplikimin e standardeve dhe vlerave të larta etike në sigurimin, zgjedhjen dhe klasifikimin e informacionit për publikun.
- Mendimin kritik, praktikë të bazuar në prova si dhe gjetje të hulumtimit në dhënien e informacionit.
Krijimin e marrëdhënieve ndërdisiplinore bashkëpunuese me qëllim të përmirësimit të rrjetëzimit profesional. - Aplikimin e aftësive të teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të informacionit në mënyrë efektive në mjedisin e punës.
- Analizimin e mënyrave si politikat qeveritare, institucionale dhe profesionale të ndikojnë drejtpërdrejt dhe indirekt në informacionin publik.
Semestri I | |||||
---|---|---|---|---|---|
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Bazat e Gazetarisë | 36 | 18 | 6 |
2 | Z | Hyrje në Lajme | 36 | 18 | 6 |
3 | Z | Bazat e stilit gazetaresk | 36 | 18 | 6 |
4 | O | Hyrje në komunikimin masiv | 36 | 18 | 6 |
5 | O | Shtypi dhe Shoqëria | 36 | 18 | 2 |
6 | Z | Zgjedhni një nga lëndët e mëposhtme: Gjuhë angleze II Gjuhë gjermane II Marketing shoqëror Shkrim Akademik Makroekonomi | 36 | 18 | 4 |
Semestri II | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Parimet e Multimedias | 36 | 18 | 5 |
2 | O | Shkrimi për Media Digjitale | 36 | 18 | 6 |
3 | O | Teoritë e komunikimit | 36 | 18 | 5 |
4 | Z | Teoria dhe aftësitë digjitale | 36 | 18 | 5 |
5 | O | Hyrje në Audio & Video | 36 | 18 | 5 |
6 | Z | Zgjedhni një nga lëndët e mëposhtme: Gjuhë angleze III Gjuhë gjermane III-IV Marketing shoqëror Shkrim Akademik Makroekonomi | 36 | 18 | 4 |
Semestri III | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Storytelling | 36 | 18 | 7 |
2 | O | Redaktimi në Media | 36 | 18 | 7 |
3 | O | Shkrimi i kryeartikujve dhe revistave | 36 | 18 | 6 |
4 | O | Strategjitë Online dhe rrjetet sociale | 36 | 18 | 6 |
5 | O | Etika dhe Gazetaria Botërore | 36 | 18 | 4 |
6 | Z | Zgjedh njërën nga lëndët e mëposhtme: Gjuhë Angleze III Gjuhë Gjermane III-IV Marketing Social | 36 | 18 | |
Semestri IV | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Zhvillimi i idesë dhe shkrimi në media | 36 | 18 | 6 |
2 | O | Media dhe Kultura | 36 | 18 | 6 |
3 | O | Historia e komunikimit masiv | 36 | 18 | 8 |
4 | Z | Internshp dhe Orientim në karrierë | 36 | 18 | 6 |
5 | Z | Gazetaria e asistuar nga kompjuteri | 36 | 18 | 4 |
6 | Z | Zgjedhni një nga lëndët e mëposhtme: Gjuhë angleze IV Gjuhë gjermane V Mikroekonomi Shkrim Akademik Lidership Ndërmarrësi | 36 | 18 | |
Semestri V | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Prodhimi i marketingut digjital | 36 | 18 | 6 |
2 | O | Prodhimi i avancuar i medieve digjitale: Gazetaria në televizion | 36 | 18 | 6 |
3 | O | Gazetaria përmes fotove | 36 | 18 | 6 |
4 | O | Multimedia | 36 | 18 | 6 |
5 | O | Rrëfimi pamor (Visual storytelling) | 36 | 18 | 4 |
6 | Z | Zgjedhni një nga lëndët e mëposhtme: Gjuhë angleze V Mikroekonomi Shkrim Akademik Lidership Ndërmarrësi | 48 | 24 | |
Semestri VI | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Rregullat dhe politikat e internetit | 36 | 18 | 5 |
2 | O | Gazetaria Digjitale e Aplikuar e Avancuar | 36 | 18 | 6 |
3 | O | Rregullat e komunikimit | 36 | 18 | 5 |
4 | O | Raportimi dhe Shkrimi i cështjeve Publike | 36 | 18 | 6 |
5 | O | ||||
6 | O | Tema | 10 |
Coming soon
Programi i Gazetarisë Digjitale përfaqëson një disiplinë e cila tani ka formësuar qartë tregun dhe profesionistët e këtij profesioni mund të presin të zhvillojnë disa aftësi të përshtatshme për nevojat e tregut të punës. Duhet të theksohet se karakteri i shumëllojshëm i gazetarisë digjitale ka mundësuar krijimin e disa profesioneve të reja brenda fushës, që si rezultat mund të sjellë vende të reja të punës. Disa nga profesionet për studentët që kanë një diplomë në gazetari digjitale, përfshijnë: gazetarë, gazetarë në media, gazetarë digjitalë, në multimedia, reporterë, reporterë investigues, spikerë, redaktorë, fotoreporterë, kritikë, blogerë të mediave sociale dhe vlogger(blog me video)-influencues social dhe shumë të tjerë. Për më tepër, zhvillimi teknologjik me kalimin e kohës pritet të shtojë edhe larminë e profesioneve që lidhen me programin e gazetarisë digjitale.
Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?
Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.
Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)
Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.
KËRKESAT E APLIKIMIT
– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)
DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT
– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)
Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
- Certifikatë e lindjes
- Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
- Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
- Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
- Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
- Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
Prof. Ass. Dr. Valon Murati
DREJTOR AKADEMIK I SHKENCAVE POLITIKE, GAZETARISË DIGJITALE DHE DIPLOMACISË NË KOLEGJIN UNIVERSUM