fbpx

Sot në Kolegjin Universum, filloi Java Ndërkombëtare për stafin e 30 Universiteteve partnere nga Evropa. Ky organizim i Kolegjit Universum po mbahet për herë të parë në Kosovë andaj edhe ka ngjallur interesim të madh mediatik, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Pjesë e hapjes ishin edhe Zëvendëskryeministri Z. Enver Hoxhaj si dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Z. Besim Beqaj, të cilët bënë edhe një fjalim rasti, ku ndër të tjera ky i fundit tha se ‘Përkushtimi i politikave strategjike të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja. Në këtë drejtim, kemi një numër të madh të projekteve që përkrahin fuqizimin e ekonomisë së dijes, reformën në edukim dhe lidhjen me ekonominë’.

Java Ndërkombëtare, e cila do të mbahet nga data 06-10 Maj 2019, do ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjatë kësaj javes pjesëmarrësit e 30 Universiteteve nga Evropa, do të prezantojnë insitucionet e tyre përkatëse. 

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare, Kolegji Universum do organizojë edhe Panairin e Studimeve Jashtë Venditku të gjithë të interesuarit do kenë mundësinë të takohen me stafin e Universiteteve Partnere dhe të shikojnë mundësitë për studime me BURSË të plotë në këto Universitete (shih lokacionin).Për më shumë detaje rreth Javës Ndërkombëtare klikoni këtu, kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062.