Estetikë dhe Higjenë Dentale
Përmbledhje
Programi synon të sigurojë një arsim të lartë intelektual sfidues të Higjienës Dentare, që bazuar në përdorimin e metodave të duhura, moderne dhe të përparuara të mësimdhënies dhe mësimnxënies, do të diplomojë higjienistë dentarë të ditur, kompetent dhe të aftë, të cilët janë në gjendje të aplikojnë metoda të reja të përparuara të parandalimit dhe vlerësimit të shëndetit oral që përmbushin nevojat e tanishme dhe të ardhshme të shoqërisë dhe avancimin e profesionit përmes përsosmërisë në hulumtime.
Programi i Estetikës dhe Higjienës Dentare është i përkushtuar të edukojë profesionistë të shëndetit dentar të cilët mund të funksionojnë si anëtarë të ekipit të shëndetit dentar dhe të cilët mund të ofrojnë kujdes shëndetësor oral në botën e sotme në ndryshim.
Prandaj, studentët që do të diplomojnë në programin e Higjenës Dentare do të demonstrojnë kompetenca në aftësi bazike dhe të përparuara, metoda edukative dhe vlera profesionale të një individi të gatshëm për një karrierë në higjenën e dhëmbëve në një sërë ambientesh. Të diplomuarit do të jenë të përgatitur jo vetëm për detyrat tradicionale të higjenës dentare të klinikës dhe edukatorit shëndetësor, por edhe për rolet si avokues të konsumatorit, agjentë të ndryshimit, hulumtues dhe menaxherë / administratorë të kujdesit shëndetësor.
Semestri I | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Nr. | O/Z | Lëndet | ECTS | |||||
1 | O | Anatomia orale dhe fiziologjia | 5 | |||||
2 | O | Hyrje në teorinë e higjienës dentare | 6 | |||||
3 | O | Hyrje në Kimi | 4 | |||||
4 | O | Statistikë | 6 | |||||
5 | O | Hyrje në dentistri | 6 | |||||
6 | O | Shkathësi studimi | 2 | |||||
7 | Z | Lëndë zgjedhore | 4 | |||||
Semestri II | ||||||||
Nr. | O/Z | Lëndët | ECTS | |||||
1 | O | Farmakologji për shëndetin e dhëmbëve | 5 | |||||
2 | O | Parimet e Mikrobiologjis | 6 | |||||
3 | O | Higjena dentare para-klinike | 5 | |||||
4 | O | Etika, Praktika dhe komunikimi efektiv | 5 | |||||
5 | O | Edukimi shëndetësor mbi komunikimin parandalues dentar | 5 | |||||
6 | Z | Lëndë zgjedhore | 4 | |||||
Semestri III | ||||||||
Nr. | O/Z | Lënda | ECTS | |||||
O | Anatomia Orafaciale, Histologjia dhe Embriologjia | 6 | ||||||
O | Instrumentet dh materialet dentare | 6 | ||||||
O | Hyrje në procedurat themelore mjekësore | 5 | ||||||
O | Psikologji e përgjithëshme | 4 | ||||||
O | Menaxhimi i dhimbjes | 5 | ||||||
Z | Lëndë zgjedhore | 4 | ||||||
Semestri IV | ||||||||
Nr. | O/Z | Lënda | ECTS | |||||
1 | O | Periodontologji | 8 | |||||
2 | O | Patologjia Orale | 6 | |||||
3 | O | Dieta Dentare | 5 | |||||
4 | O | Higjena klinike dentare II | 6 | |||||
5 | Z | Lëndë zgjedhore | 5 | |||||
Semestri V | ||||||||
Nr. | O/Z | Lënda | ECTS | |||||
1 | O | Epidemiologjia dhe dizgnoza e komunitetit | 5 | |||||
2 | O | Radiologjia dentare | 5 | |||||
3 | O | Seminari i higjienes dentare | 5 | |||||
4 | O | Anestezi lokale | 5 | |||||
5 | O | Komunikimi dhe menaxhimi i shëndetit | 5 | |||||
6 | O | Shëndeti oral i personave me nevoja të veçanta | 5 | |||||
Semestri VI | ||||||||
Nr. | O/Z | Lënda | ECTS | |||||
1 | O | Metodat hulumtuese ne higjienës dentare | 4 | |||||
2 | O | Praktika klinike | 16 | |||||
3 | O | Punimi i diplomes | 10 |
Coming soon
Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?
Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.
Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)
Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.
KËRKESAT E APLIKIMIT
– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)
DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT
– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)
Programi do t’ju ofrojë studentëve njohuri dhe aftësi të integruara në promovimin e shëndetit oral, sjelljes së shëndetit oral, higjienës orale, administrimit të shëndetit oral, kujdesit shëndetësor oral dhe kujdesit parandalues oral. Programi përfshin elemente teorike, praktike dhe klinike, si dhe lëndë në teori shkencore dhe metoda të hulumtimit. Qëllimi është që t’i përgatisë studentët të punojnë si higjienistë dentarë në spitale, në kujdesin gjeriatrik, kujdesin parësor dhe qendrat ditore në Kosovë. Kolegji Universum përpiqet të krijojë një mjedis mësimi në të cilin secili i diplomuar i higjenës dentare është i pajisur me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin e higjienës dentare për pacientët, së bashku me një ndjenjë të përgjegjësisë ndaj vetes, komunitetit dhe profesionit.
Kërkesat minimale për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për pranimin e një studenti në këtë program akademik janë :
Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme
Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).
Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
Certifikate lindje
Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).