fbpx

Dizajn i Modës

Përmbledhje

Ky specializim synon të mbështesë studentët në njohjen e mëtejshme të procesit të hartimit të modës dhe zhvillimin e qasjes së tyre personale. Duke prodhuar një koleksion të rrobave të modës, duke sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës, rezultatet përfundimtare, studentët do të ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të modës. Kualifikimet e reja të Pearson BTEC janë krijuar për të pasqyruar nevojën në rritje për rrugë të arsimit profesional dhe teknik me cilësi të lartë në Nivelet 4 dhe 5, duke siguruar kështu studentëve një linjë të qartë të shikimit për punësimin dhe përparimin në një shkallë në Nivelin 6.

Viti I, Semestri I
Teknikat dhe Proceset
Zhvillimi Profesional
Parimet e vizatimit
Komunikim në Dizajn dhe Art
Elementary I
Pre-Intermediate
Viti I, Semestri II
Studimet kontekstuale
Projekti Individual
Matrialet dhe Strukturat
Arti dhe Prodhimi Artizanal
Elementary II
Pre-Intermediate II
Viti II, Semestri III
Dizenjimi i ndihmuar nga kompjuteri
Praktika ne mode dhe tekstil
Praktika profesionale
Intermediate I
Pre Intermediate I
Viti II, Semestri IV
Projekti bashkepunues i praktikes se aplikuar
Studime të Avancuara të Modës
Parashikimi i trendit
Intermediate II
Pre Intermediate II

AKREDITIMI

Programi i Dizajnit të Modes në Kolegjin Universum është program i akredituar nga Instituti Anglez BTEC Pearson.

Çfarë është BTEC Pearson?

Pearson është lider e mësimit në botë, me ekspertizë në programet mësimore dhe vlerësim, dhe një sërë shërbimesh lidhur me mësimin. Pearson punon ngushtë me qeveritë, mësuesit, nxënësit, studiuesit, autorët dhe ekspertët lokale për ta vendosur arsimimin në duart e më shume njerëzve në botë, duke e bërë këtë në mënyrë më frymëzuese. BTEC është pjesë e Pearson.
Kualifikimet BTEC janë kualifikime profesionale më të popullarizuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrohen me sukses në të gjithë globin nga Pearson Qualifications International. Qendrat BTEC respektojnë të gjitha politikat dhe rregulloret e BTEC.
Diploma e BTEC janë kualifikime të arsimit të lartë të njohur ndërkombëtarisht në nivelin 4 dhe 5 që janë ekuivalente me vitet e para dhe të dyta të një diplome universitare (Bachelor).

Diploma Pearson dhe Kolegji Universum

Kolegji Universum është e vetmja qendër në Kosovë e aprovuar nga Pearson për të ofruar programet e Dizajnit dhe të Infermieris të këtij Institucioni në vend. Pas përfundimit studentët e Kolegjit Universum marrin diplomën nga BTEC Pearson e cila njihet në Kosovë dhe jashtë vendit.

Diploma Pearson dhe MASH

Që prej vitit 2016 BTEC Pearson dhe MASH kanë bashkëpunuar në zhvillimin profesional me cilësi të lartë në Kosovë.
Marrëveshja midis MASH dhe BTEC siguron që programet e këtij insitucioni të ofruara nga qendrat në Kosovë të njihen zyrtarisht si programet e tjera të rregulluara nga AKK.

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Kabineti - Dizajn Mode

Kolegji Universum u ofron studentëve pajisje të specializuara në të dy kampuset. Kjo përfshin bibliotekën, laboratori i Dizajnit të Modës, pajisje dhe mjete profesionale, makina qepëse, manikine etj. Bashkë me makinat qepëse dhe pjetet e tjera laboratorike Universum ka të angazhuar staf teknik për t’ju treguar se si ti përdorni ato. 

Aktivitetet Studentore

Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv, të lumtur dhe të angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë orëve mësimore.

Bashkangjitur orëve mësimore në klasë dhe laboratore studentët zhvillojnë vizita të ndryshme studimore. Këto vizita përfshijnë vizita në kompani të ndryshme të Dizajnit të Modës, Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar etj. 

Për të përfituar njohuri të ndryshme nga industria Kolegji organizon “Coffee Lectures” ku ftohen personazhe të njohur të indrustrive kreative për të bashkëbiseduar me studentët dhe për të treguar rreth përvojës në profesion. 

Krahas këtyre aktiviteteve studentët janë të angazhuar në ekspozita dhe konkurse të ndryshme për të treguar punimet e tyre. 

Ekspozitë ``Origami Meets Fashion``

Studentet e Programit Dizajn Mode ne Kolegjin Universum kane mbajtur ekspoziten e pare “Origami Meets Fashion” . Studimet në Kolegjin Universum janë të bazuar projekte duke ndërlidhur teorinë me praktikë duke krijuar kështu profesionist në fushat përkatëse të studimit.

Ekspozitë me punimet e studentëve

Vizita Studimore

Studentët e Kolegjit tUniversum nga Dept. Dizajn i Integruar në kuadër të lëndes “Parimet e Vizatimit” vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve 

Coffee Lecture Series

Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series”  me ekpert të ndryshëm nga fusha e modës. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit dhe modës.

image_6483441 (2)
image_6483441 (1)

Dhurata për fëmijët në SOS fshati

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit dorëzuan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë

4C666955-7792-436F-9D24-B4EB39E5DB41
image_6487327

Praktika në kabinet

image_6483441 (4)
image_6483441 (2)

Tutorët

Krahas stafit akademik studentët ndihmohen edhe nga tutorët. Qëllimi i tutorimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët e Dizajnit të Modës të përvetësojnë njohuritë e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se ata mësojnë më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore. Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Në këtë mënyrë mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve. 

Për përfundimit me sukses të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të pajisen me aftësi të ndryshme si njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve, aftësitë të avancuara analitike, aftësi praktike dhe profesionale dhe të transferueshme. Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar dhe të mbajtnë poste të larta menaxheriale të biznesit  që kërkojnë: a) trajtimin e çështjeve kritike të menaxhimit të biznesit; b) zgjedhjen dhe justifikimin e qasjeve për zgjidhjen e problemeve, artikulimi dhe vlerësimi kritik të alternativave relevante, c) përdorimin e konstrukteve teorike për të analizuar, vlerësuar dhe interpretuar në mënyrë kritike provat dhe për t’i zbatuar ato në probleme komplekse, d) ndërmarrja e analizave kritike dhe vlerësimi për një sërë problemesh të biznesit.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Programet e studimit

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).

Programet e studimeve Bachelor Northampton University

Programet profesionale Pearson