fbpx

Dizajn i Modës

Përmbledhje

Ky program synon ti pajisë studentët me aftësi për të dominuar në industrinë e Dizajnit të Modës. Dizajni i Modës është një industri e gjërë ndaj studentët do të ekspozohen ndaj një sërë temash duke përfshirë aftësitë e ilustrimit dhe portofolit, CAD, modelimin dhe prodhimin e ndihmuar nga kompjuteri, hulumtimin e dizajnit dhe studimet kontekstuale, aftësitë teknike në prodhimin e veshjeve, aftësitë e prezantimit dhe komunikimin. Kualifikimet më të larta kombëtare Pearson BTEC njihen gjerësisht nga industria dhe arsimi i lartë si kualifikimi kryesor profesional në Nivelet 4 dhe 5. Vazhdimi i studimeve me Pearson BTEC në Dizajn Mode lidhet ngushtë me bashkëpunime me një gamë të gjerë punëdhënësish, arsimita të lartë, ekspertë të Dizajnit të Modës për të siguruar që ky program plotëson nevojat për tregun.  Ky specializim synon të mbështesë studentët të marrin njohuri në procesin e zhvillimit të modës dhe zhvillimin e qasjes së tyre personale. Duke prodhuar një koleksion të veshjeve, duke sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës si dhe duke rishikuar rezultatet përfundimtare, studentët do të ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të veshjeve.

Objektivat e programit Pearson BTEC në Dizajn Mode janë si më poshtë:

  • Pajisja e studentëve me aftësi në Dizajn Mode, njohuri dhe mirëkuptim të domosdoshëm për të arritur performancë të lartë në sektorin global të industrive kreative.
  • Mbështetja e studentëve për të zhvilluar aftësinë e tyre për të menduar krijues dhe për të njohur vlerën e tij në industritë krijuese dhe më gjerë.
  • T’u ofrojë studentëve aftësi për të komunikuar idetë e tyre dhe rezultatin krijues përmes prezantimit vizual, të shkruar dhe oral.
  • Të sigurojë arsim dhe trajnim për një gamë të karrierave në industri e Dizajnit të Modës.
  • T’u ofrojë studentëve një kuptim mbi mënyrën se si teknologjitë po transformojnë industritë krijuese dhe t’i përgatisin ata të punojnë me këto teknologji, etj.
Semestri I
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Zhvillim Profesional 15
2 M Teknika dhe Proçese  15
3 M Parimet e Vizatimit  15
4 M CAD 15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze I 6
6 E Shkathtësi Studimi 2
Semestri II
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Studime Kontekstuale 15
2 M Projekt Individual (Vendosur nga Pearson) 15
3 M Komunikim në Art dhe Dizajn  15
4 M Praktikat e Modës dhe Tekstileve 15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze II 6
6 E Shkrim Akademik  6
Semestri III
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese I 15
2 M Studime të Avancuara të Dizajnit të Modës I     15
3 M Përzgjedhja dhe specifikimi i materialit 15
4 M Dizajn I bizhuterive  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze III 15
Semestri IV
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese II 15
2 M Studime të Avancuara të Dizajnit të Modës II     15
3 M Sipërmarrja kreative 15
4 M Praktikë Profesionale  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze IV 15

AKREDITIMI

Programi i Dizajnit të Modes në Kolegjin Universum është program i akredituar nga Instituti Anglez BTEC Pearson.

Çfarë është BTEC Pearson?

Pearson është lider e mësimit në botë, me ekspertizë në programet mësimore dhe vlerësim, dhe një sërë shërbimesh lidhur me mësimin. Pearson punon ngushtë me qeveritë, mësuesit, nxënësit, studiuesit, autorët dhe ekspertët lokale për ta vendosur arsimimin në duart e më shume njerëzve në botë, duke e bërë këtë në mënyrë më frymëzuese. BTEC është pjesë e Pearson.
Kualifikimet BTEC janë kualifikime profesionale më të popullarizuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrohen me sukses në të gjithë globin nga Pearson Qualifications International. Qendrat BTEC respektojnë të gjitha politikat dhe rregulloret e BTEC.
Diploma e BTEC janë kualifikime të arsimit të lartë të njohur ndërkombëtarisht në nivelin 4 dhe 5 që janë ekuivalente me vitet e para dhe të dyta të një diplome universitare (Bachelor).

Diploma Pearson dhe Kolegji Universum

Kolegji Universum është e vetmja qendër në Kosovë e aprovuar nga Pearson për të ofruar programet e Dizajnit dhe të Infermieris të këtij Institucioni në vend. Pas përfundimit studentët e Kolegjit Universum marrin diplomën nga BTEC Pearson e cila njihet në Kosovë dhe jashtë vendit.

Diploma Pearson dhe MASH

Që prej vitit 2016 BTEC Pearson dhe MASH kanë bashkëpunuar në zhvillimin profesional me cilësi të lartë në Kosovë.
Marrëveshja midis MASH dhe BTEC siguron që programet e këtij insitucioni të ofruara nga qendrat në Kosovë të njihen zyrtarisht si programet e tjera të rregulluara nga AKK.

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Kabineti - Dizajn Mode

Kolegji Universum u ofron studentëve pajisje të specializuara në të dy kampuset. Kjo përfshin bibliotekën, laboratori i Dizajnit të Modës, pajisje dhe mjete profesionale, makina qepëse, manikine etj. Bashkë me makinat qepëse dhe pjetet e tjera laboratorike Universum ka të angazhuar staf teknik për t’ju treguar se si ti përdorni ato. 

Aktivitetet Studentore

Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv, të lumtur dhe të angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë orëve mësimore.

Bashkangjitur orëve mësimore në klasë dhe laboratore studentët zhvillojnë vizita të ndryshme studimore. Këto vizita përfshijnë vizita në kompani të ndryshme të Dizajnit të Modës, Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar etj. 

Për të përfituar njohuri të ndryshme nga industria Kolegji organizon “Coffee Lectures” ku ftohen personazhe të njohur të indrustrive kreative për të bashkëbiseduar me studentët dhe për të treguar rreth përvojës në profesion. 

Krahas këtyre aktiviteteve studentët janë të angazhuar në ekspozita dhe konkurse të ndryshme për të treguar punimet e tyre. 

Ekspozitë ``Origami Meets Fashion``

Studentet e Programit Dizajn Mode ne Kolegjin Universum kane mbajtur ekspoziten e pare “Origami Meets Fashion” . Studimet në Kolegjin Universum janë të bazuar projekte duke ndërlidhur teorinë me praktikë duke krijuar kështu profesionist në fushat përkatëse të studimit.

Ekspozitë me punimet e studentëve

Vizita Studimore

Studentët e Kolegjit tUniversum nga Dept. Dizajn i Integruar në kuadër të lëndes “Parimet e Vizatimit” vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve 

Coffee Lecture Series

Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series”  me ekpert të ndryshëm nga fusha e modës. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit dhe modës.

image_6483441 (2)
image_6483441 (1)

Dhurata për fëmijët në SOS fshati

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit dorëzuan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë

4C666955-7792-436F-9D24-B4EB39E5DB41
image_6487327

Praktika në kabinet

image_6483441 (4)
image_6483441 (2)

Tutorët

Krahas stafit akademik studentët ndihmohen edhe nga tutorët. Qëllimi i tutorimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët e Dizajnit të Modës të përvetësojnë njohuritë e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se ata mësojnë më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore. Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Në këtë mënyrë mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve. 

Ky program ofron njohuri të thella dhe rigoroze të Dizajnit të Modës dhe tekstilit si dhe aftësi praktike. Me qasje në punëtori të specializuara, të mbështetura nga stafi akademik dhe teknik ekspert, studentët do të zhvillojnë aftësi si në teknologjitë tradicionale ashtu edhe në ato dixhitale duke i përgatitur ata për industrinë e së ardhmes.

Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar për të vazhduar karrierën e tyre në:

Dizajnere Mode, Stiliste, Kuratore e veshjeve, Fashion Illustrator, Planifikuese e Inventarit të copave dhe pëlhurave, Dizajnere e tekstileve, Sipërmarrëse, Shkrimtare e Modës, Stiliste personale etj.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Programet e studimit

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).

Programet e studimeve Bachelor Northampton University

Programet profesionale Pearson