fbpx

Dizajn Grafik

Qëllimi i BTEC në Art dhe Dizajn është të zhvillojë studentët si individë profesionistë, vetë reflektues, të aftë të plotësojnë kërkesat e punëdhënësve në sektorin e industrive krijuese dhe të përshtaten me një botë që ndryshon vazhdimisht. Kualifikimet e reja të Pearson BTEC janë krijuar për të pasqyruar nevojën në rritje për rrugë të arsimit profesional dhe teknik me cilësi të lartë në Nivelet 4 dhe 5, duke siguruar kështu studentëve një linjë të qartë të shikimit për punësimin dhe përparimin në një shkallë në Nivelin 6.

Objektivat e Kombëtares së Lartë të BTEC në Art dhe Dizajn janë si më poshtë:

  • Pajisja e studentëve me aftësi arti dhe dizajn, njohuri dhe mirëkuptim të domosdoshëm për të arritur performancë të lartë në sektorin global të industrive kreative.
  • Mbështetja e studentëve për të zhvilluar aftësinë e tyre për të menduar krijues dhe për të njohur vlerën e tij në industritë krijuese dhe më gjerë.
  • T’u ofrojë studentëve aftësi për të komunikuar idetë e tyre dhe rezultatin krijues përmes prezantimit vizual, të shkruar dhe oral.
  • Të sigurojë arsim dhe trajnim për një gamë të karrierave në industri e Dizajnit Grafik.
  • T’u ofrojë studentëve një kuptim mbi mënyrën se si teknologjitë po transformojnë industritë krijuese dhe t’i përgatisin ata të punojnë me këto teknologji, etj.
Semestri I
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Zhvillim Profesional 15
2 M Teknika dhe Proçese  15
3 M Parimet e Vizatimit  15
4 M Praktikat e Dizajnit Grafik  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze I 6
6 E Shkathtësi Studimi 2
Semestri II
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Studime Kontekstuale 15
2 M Projekt Individual (Vendosur nga Pearson) 15
3 M Komunikim në Art dhe Dizajn  15
4 M Tipografi  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze II 6
6 E Shkrim Akademik  6
Semestri III
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese I 15
2 M Studime të Avancuara të Dizajnit Grafik I     15
3 M Dizajn I Webit  15
4 M Brendi dhe Identiteti  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze III 15
Semestri IV
Nr M/E Lënda ECTS
1 M Aplikimi në praktikë i projekteve bashkëpunuese II 15
2 M Studime të Avancuara të Dizajnit Grafik II     15
3 M Sipërmarrja kreative 15
4 M Praktikë Profesionale  15
5 E Nivelet e Gjuhës Angleze IV 15

AKREDITIMI

Programi i Dizajnit të Interierit në Kolegjin Universum është program i akredituar nga Instituti Anglez BTEC Pearson.

Çfarë është BTEC Pearson?

Pearson është lider e mësimit në botë, me ekspertizë në programet mësimore dhe vlerësim, dhe një sërë shërbimesh lidhur me mësimin. Pearson punon ngushtë me qeveritë, mësuesit, nxënësit, studiuesit, autorët dhe ekspertët lokale për ta vendosur arsimimin në duart e më shume njerëzve në botë, duke e bërë këtë në mënyrë më frymëzuese. BTEC është pjesë e Pearson.
Kualifikimet BTEC janë kualifikime profesionale më të popullarizuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrohen me sukses në të gjithë globin nga Pearson Qualifications International. Qendrat BTEC respektojnë të gjitha politikat dhe rregulloret e BTEC.
Diploma e BTEC janë kualifikime të arsimit të lartë të njohur ndërkombëtarisht në nivelin 4 dhe 5 që janë ekuivalente me vitet e para dhe të dyta të një diplome universitare (Bachelor).

Diploma Pearson dhe Kolegji Universum

Kolegji Universum është e vetmja qendër në Kosovë e aprovuar nga Pearson për të ofruar programet e Dizajnit dhe të Infermieris të këtij Institucioni në vend. Pas përfundimit studentët e Kolegjit Universum marrin diplomën nga BTEC Pearson e cila njihet në Kosovë dhe jashtë vendit.

Diploma Pearson dhe MASH

Që prej vitit 2016 BTEC Pearson dhe MASH kanë bashkëpunuar në zhvillimin profesional me cilësi të lartë në Kosovë.
Marrëveshja midis MASH dhe BTEC siguron që programet e këtij insitucioni të ofruara nga qendrat në Kosovë të njihen zyrtarisht si programet e tjera të rregulluara nga AKK.

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Të gjithë sektorët e industrisë krijuese po pësojnë ndryshime të shpejta për shkak të ndryshimeve teknologjike, sociale dhe kulturore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sektorin e dizajnit grafik kërkesat profesionale janë të shumta. Dinamizmi, përshtatshmëria dhe fleksibiliteti janë kështu thelbësore për këdo që dëshiron të zhvillojë një karrierë të suksesshme në dizajnin grafik. Studentët e Dizajnit Grafik të Kolegjit Universum do të mësojnë se si të qëndrojnë në hap me trendet më të fundit të industrisë ndërsa fitojnë aftësitë e kërkuara për profesionin e tyre.

Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar për të vazhduar karrierën e tyre në:

Dizajner Grafik, Drejtor kreativ, UX Designer, UI Designer, Dizajner/e i/e produkteve, Drejtor arti, specialist/e marketing, Artist ose animator multimedial, Dizajner Web-i, Dizajner i logove, Dizajner i reklamave etj.

Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Biblioteka ka një gamë të gjerë koleksionesh, shërbimesh dhe lehtësirash që mbështesin kurset e mësuara në kolegj, duke përfshirë libra, DVD, revista dhe një gamë të gjerë të burimeve elektronike.

Bashkë me bibliotekën studentët mësojnë në praktik në Laboratorët tanë të Dizajnit Grafik ku kompjuterat janë të pajisur me programet Illustrator, Photoshop, IN Design, Adobe Premier, Adobe XD etj.

Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv, të lumtur dhe të angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë orëve mësimore.

Bashkangjitur orëve mësimore në klasë dhe laboratore studentët zhvillojnë vizita të ndryshme

studimore. Këto vizita përfshijnë vizita në kompani të ndryshme të Dizajnit Grafik, Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar etj.

Për të përfituar njohuri të ndryshme nga industria Kolegji organizon “Coffee Lectures” ku ftohen personazhe të njohur të indrustrive kreative për të bashkëbiseduar me studentët dhe për të treguar rreth përvojës në profesion.

Krahas këtyre aktiviteteve studentët janë të angazhuar në ekspozita dhe konkurse të ndryshme për të treguar punimet e tyre.

Vizita Studimore

Studentët e Kolegjit tUniversum nga Dept. Dizajn i Integruar në kuadër të lëndes “Parimet e Vizatimit” vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve

Coffee Lecture Series

Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series”  me ekspert të ndryshëm nga fusha e dizajnit grafik. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit.

Dhurata për fëmijët në SOS fshati

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit dorëzuan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë.

Krahas stafit akademik studentët ndihmohen edhe nga tutorët. Qëllimi i tutorimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët e Dizajnit Grafik të përvetësojnë njohuritë e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se ata mësojnë më mirë dhe t’I ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore. Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Në këtë mënyrë mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.