fbpx

Dizajn Grafik

BA në Grafik Dizajn do t’ju japë lirinë për të krijuar, konceptualizuar dhe sjellë në jetë idetë tuaja të dizajnit.

Ky program ju ofron aftësitë dhe njohuritë jetësore të nevojshme për të kuptuar më tej Dizajnin Grafik, punën në industritë krijuese, apo edhe përparimin në studimet pasuniversitare. Ju do të mësoni përmes praktikës në studio, punëtorive të specializuara, leksioneve dhe seminareve për t’ju ndihmuar të kuptoni praktikën bashkëkohore të dizajnit grafik. Klasat dhe punëtoritë në Kolegjin Universum janë dizajnuara për mësim dhe praktikë efikase në media dhe programe dixhitale.

Bashkë me të mësuarit aktiv dhe praktikës në studio, ky program ofron njohuri të thella të Dizajnit Grafik ku disa do të mësohen në ligjërata dhe seminare dhe të tjerët do të jenë konkurse të dizajnit në botën reale. Studentët do të kenë mundësi për të punuar në projekte reale të industrisë gjatë gjithë kursit, do të marrin reagime/feedback nga profesionistë së industrisë për punën e tyre dhe do të zhvillojnë portofole. Programi i Dizajnik Grafik pret rregullisht folës vizitorë, specialistë të industrisë dhe agjenci krijuese duke ju dhënë studentëve mësim praktik dhe këshilla nga profesionistët.

Coming soon!

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Të gjithë sektorët e industrisë krijuese po pësojnë ndryshime të shpejta për shkak të ndryshimeve teknologjike, sociale dhe kulturore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sektorin e dizajnit grafik kërkesat profesionale janë të shumta. Dinamizmi, përshtatshmëria dhe fleksibiliteti janë kështu thelbësore për këdo që dëshiron të zhvillojë një karrierë të suksesshme në dizajnin grafik. Studentët e Dizajnit Grafik të Kolegjit Universum do të mësojnë se si të qëndrojnë në hap me trendet më të fundit të industrisë ndërsa fitojnë aftësitë e kërkuara për profesionin e tyre.

Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar për të vazhduar karrierën e tyre në:

Dizajner Grafik, Drejtor kreativ, UX Designer, UI Designer, Dizajner/e i/e produkteve, Drejtor arti, specialist/e marketing, Artist ose animator multimedial, Dizajner Web-i, Dizajner i logove, Dizajner i reklamave etj.

Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Biblioteka ka një gamë të gjerë koleksionesh, shërbimesh dhe lehtësirash që mbështesin kurset e mësuara në kolegj, duke përfshirë libra, DVD, revista dhe një gamë të gjerë të burimeve elektronike.

Bashkë me bibliotekën studentët mësojnë në praktik në Laboratorët tanë të Dizajnit Grafik ku kompjuterat janë të pajisur me programet Illustrator, Photoshop, IN Design, Adobe Premier, Adobe XD etj.

Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv, të lumtur dhe të angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë orëve mësimore.

Bashkangjitur orëve mësimore në klasë dhe laboratore studentët zhvillojnë vizita të ndryshme

studimore. Këto vizita përfshijnë vizita në kompani të ndryshme të Dizajnit Grafik, Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar etj.

Për të përfituar njohuri të ndryshme nga industria Kolegji organizon “Coffee Lectures” ku ftohen personazhe të njohur të indrustrive kreative për të bashkëbiseduar me studentët dhe për të treguar rreth përvojës në profesion.

Krahas këtyre aktiviteteve studentët janë të angazhuar në ekspozita dhe konkurse të ndryshme për të treguar punimet e tyre.

Vizita Studimore

Studentët e Kolegjit tUniversum nga Dept. Dizajn i Integruar në kuadër të lëndes “Parimet e Vizatimit” vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve

Coffee Lecture Series

Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series”  me ekspert të ndryshëm nga fusha e modës. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit dhe modës.

Dhurata për fëmijët në SOS fshati

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit dorëzuan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë.

Krahas stafit akademik studentët ndihmohen edhe nga tutorët. Qëllimi i tutorimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët e Dizajnit Grafik të përvetësojnë njohuritë e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se ata mësojnë më mirë dhe t’I ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore. Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Në këtë mënyrë mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.

Për t’u pranuar në këtë program, studentët e interesuar duhet të aplikojnë për regjistrim në Kolegjin Universum. Me pranimin në Kolegjin Universum, studentëve automatikisht u sigurohet mundësia për vazhdimin e vitit të tretë të studimeve bachelor në Northampton University në Angli.

Për të vazhduar studimet në Northampton University, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

Të kenë të përfunduar 2 vite studime në Kolegjin Universum;

Të kenë përfunduar provimet e parapara për këto 2 vite (120 ECTS)

Përveç këtyre, edhe studentët që janë aktualisht në përfundim të vitit të parë apo të dytë në nivelin bachelor në Kolegjin Universum mund të zgjedhin të vazhdojnë vitin e tretë në Northampton University në Angli në kuadër të këtij programi.

Gjithashtu, studentët që kanë përfunduar vitin e parë apo të dytë të studimeve në universitetet tjera publike dhe private dhe duan të transferojnë studimet e tyre në Kolegjin Universum, mund ta vazhdojnë vitin e tretë në Northampton University në Angli.

Programet e studimit

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).

Programet e studimeve Bachelor Northampton University

Programet profesionale Pearson