fbpx

Dizajn Grafik

Programi synon të ofrojë studime që zhvillojnë kapacitete analitike si dhe aftësinë për tu përshtatur në fushën e Dizajnit Grafik. Ky program synon të ofrojë një përvojë transformuese, duke gjeneruar njohuri tek studentët dhe duke stimuluar të menduarit krijues dhe veçanërisht përmes praktikës. Programi i Dizajnit Grafik synon të përgatisë studentët me aftësitë e nevojshme për tu dalluar në tregun e sotëm. Kjo përfshin aftësi profesionale përveç një kuptimi dhe aftësie në dizajnin grafik. Programi kërkon kështu mësim dhe hulumtim të pavarur, përveç që studentët të kenë një qasje kritike ndaj dizajnit.

Pas përfundimit të suksesshëm të BA në Dizajn Grafik, studentët do të pajisen me aftësi të ndryshme të tilla si aftësi praktike dhe profesionale si dhe aftësi të transferueshme.

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, të diplomuarit nga ky program universitar do të jenë në gjendje të:

  • mendojnë në mënyrë kritike dhe të analizojnë problemet reale
  • gjejnë, vlerësojnë dhe përdorin burimet e dhëna
  • punojnë në bashkëpunim
  • demonstrojnë shkathtësi
  • komunikojnë në mënyrë efektive
  • funksionojnë mirë në një komunitet global
  • merren me pasigurinë dhe diversitetin
  • vazhdojnë të mësojnë pas diplomimit

Planprogrami Dizajn Grafik

Viti I
Semestri I
Nr. M/E Lënda L E ECTS
1 M Histori e Artit dhe Dizajnit 2 1 5
2 M Hyrje në Vizatim I 1 2 4
3 M Mendimi Kreativ 2 1 4
4 M Tipografi I 1 2 5
5 M Hyrje në Dizajn Grafik 1 2 6
6 M Semiotika 3 1 6
7 M Shkathtësi Studimi 1 1 2
Semestri II
Nr. M/E Lënda L E ECTS
1 M Ilustrim 1 2 5
2 M Fotografi 2 1 4
3 M Tipografi II 1 2 6
4 M Dizajn II 1 2 6
5 M Arte të Bukura (Teori & Praktikë) 1.5 1.5 5
6 E Zgjedhore 1: Teknikat e vizualizimit Anglisht Projektim i Qëndrueshëm Komunikimi organizativ Ilustrim dixhital (Photoshop) 1 2 4
Viti II
Semestri III
Nr. M/E Lënda L E ECTS
1 M Fotografi Dixhitale 1 1 3
2 M Koncept dizajni 1 3 6
3 M Teknologjia e shtypjes dhe paketimit 1 2 6
4 M Komunikimi i Dizajnit 1 2 5
5 M Projektimi Grafik dhe Multimedia 1 2 6
6 E Zgjedhore: Ergonomia e Dizajnit /Menaxhimi i artit /Anglisht /Sjellje organizative 1 2 4
Semestri IV
1 M Brendi dhe Identiteti Vizual 2 1 5
2 M Metodat e Kërkimit në Projektim 2 1 5
3 M Dizajn dhe Zhvillim i Webit 1 2 5
4 M Redaktimi Dixhital i Videos 1 2 5
5 M Art Bashkëkohor 1 2 5
6 E Zgjedhore: Lidershipi dhe Negocimi /Anglisht /Etika dhe Teknologjia /Parashikimi i Trendit 2 1 5
Viti III
Semestri V
Nr. M/E Lënda L E ECTS
1 M Efektet e Videos dhe Post-Produksioni 1 2 6
2 M Grafika dhe Animacioni 3D I 1 2 6
3 M Dizajn I Produktit 1 2 6
4 M Desktop Publishing 2 1 6
5 E Zgjedhore: Dizajni dhe Menaxhimi Strategjik /Marketingu për Industrinë Kreative /Menaxhimi i Projektit 2 1 6
Semestri VI
Nr. M/E Lënda L E ECTS
1 M Ndërmarrësia dhe Krijimi i Ndërmarrjeve të Reja 2 1 6
2 M Orientimi dhe Praktika në Karrierë 2 0 8
3 M Grafika dhe Animacioni 3D II 1 3 6
4 M Punimi i Diplomës 1 3 10

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?


Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

Të gjithë sektorët e industrisë krijuese po pësojnë ndryshime të shpejta për shkak të ndryshimeve teknologjike, sociale dhe kulturore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sektorin e dizajnit grafik kërkesat profesionale janë të shumta. Dinamizmi, përshtatshmëria dhe fleksibiliteti janë kështu thelbësore për këdo që dëshiron të zhvillojë një karrierë të suksesshme në dizajnin grafik. Studentët e Dizajnit Grafik të Kolegjit Universum do të mësojnë se si të qëndrojnë në hap me trendet më të fundit të industrisë ndërsa fitojnë aftësitë e kërkuara për profesionin e tyre.

Studentët e diplomuar nga ky program janë të kualifikuar për të vazhduar karrierën e tyre në:

Dizajner Grafik, Drejtor kreativ, UX Designer, UI Designer, Dizajner/e i/e produkteve, Drejtor arti, specialist/e marketing, Artist ose animator multimedial, Dizajner Web-i, Dizajner i logove, Dizajner i reklamave etj.

Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Biblioteka ka një gamë të gjerë koleksionesh, shërbimesh dhe lehtësirash që mbështesin kurset e mësuara në kolegj, duke përfshirë libra, DVD, revista dhe një gamë të gjerë të burimeve elektronike.

Bashkë me bibliotekën studentët mësojnë në praktik në Laboratorët tanë të Dizajnit Grafik ku kompjuterat janë të pajisur me programet Illustrator, Photoshop, IN Design, Adobe Premier, Adobe XD etj.

Kolegji Universum dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar studentët që të qëndrojnë aktiv, të lumtur dhe të angazhuar si brenda ashtu edhe jashtë orëve mësimore.

Bashkangjitur orëve mësimore në klasë dhe laboratore studentët zhvillojnë vizita të ndryshme

studimore. Këto vizita përfshijnë vizita në kompani të ndryshme të Dizajnit Grafik, Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar etj.

Për të përfituar njohuri të ndryshme nga industria Kolegji organizon “Coffee Lectures” ku ftohen personazhe të njohur të indrustrive kreative për të bashkëbiseduar me studentët dhe për të treguar rreth përvojës në profesion.

Krahas këtyre aktiviteteve studentët janë të angazhuar në ekspozita dhe konkurse të ndryshme për të treguar punimet e tyre.

Vizita Studimore

Studentët e Kolegjit tUniversum nga Dept. Dizajn i Integruar në kuadër të lëndes “Parimet e Vizatimit” vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve

Coffee Lecture Series

Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series”  me ekspert të ndryshëm nga fusha e dizajnit grafik. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e dizajnit.

Dhurata për fëmijët në SOS fshati

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit dorëzuan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë.

Krahas stafit akademik studentët ndihmohen edhe nga tutorët. Qëllimi i tutorimit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët e Dizajnit Grafik të përvetësojnë njohuritë e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se ata mësojnë më mirë dhe t’I ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore. Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Në këtë mënyrë mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Programet e studimit

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).

Programet e studimeve Bachelor Northampton University

Programet profesionale Pearson