fbpx

Gjatë semestrit të dytë, universitetet presin panairet e karrierës në ambientet e tyre. Panairet e karrierës ofrojnë një mundësi të përsosur për të krijuar lidhje të vlefshme dhe për të eksploruar shumë mundësi të ndryshme punësimi. Ju mund të keni shumë pyetje në mendje. Çfarë karriere dua të ndjek? A duhet të marr me vete CV-në time? Çfarë duhet t’u them rekrutuesve? Më poshtë do ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni gjatë zhvillimit të panaireve të karrierës.

Përgatituni

Printoni kopje të shumta të CV-së tuaj dhe gjithashtu praktikoni si do t’i përgjigjeni pyetjeve për veten tuaj dhe çfarë mundësie jeni duke kërkuar. Është e rëndësishme të dini dhe të keni njohuri të mira për qëllimet, interesat dhe pasionet e karrierës suaj, që bashkëbisedimi me punëdhënësit të zhvillohet pa probleme. Një tjetër këshillë e rëndësishme është të visheni për sukses. Punëdhënësit janë në kërkim të kandidatëve profesionalë për pozicionet e tyre. Është thelbësore t’i kushtoni vëmendje kësaj pjese, në mënyrë që ata të dinë që ju jeni të përkushtuar dhe serioz për punën. Veshjet e përditshme që zgjidhni për të shkuar në fakultet janë të pranueshme për shumicën e pozicioneve.

Jini të hapur ndaj mundësive

Ju mund të keni vetëm një punë në mendje që dëshironi ta fitoni dhe vetëm një rekrutues me të cilin dëshironi të flisni në panair. Ka të ngjarë që të gjeni diçka edhe më të mirë nëse thjesht tregoheni mendje hapur dhe bisedoni me punëdhënës të shumtë. Shumë punëdhënës, fillimisht, preferojnë të marrin studentë për një praktikë profesionale, kështu që shikojeni edhe këtë si një mundësi për të filluar. Shumë herë praktikat hapin dyert për punë me kohë të plotë ose ju lidhin me të tjerë që mund t’ju punësojnë më vonë. Mos kini frikë nga një praktikë profesionale vetëm sepse ndiheni sikur ju nevojitet një pozicion me kohë të plotë menjëherë.

Mbani komunikime të mëtejshme

Pas largimit nga panairi i karrierës mund të mendoni se puna juaj është kryer, por kjo nuk është e vërtetë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbani komunikim me punëdhënësit për të cilët jeni akoma të interesuar. Kjo mund të bëhet përmes një emaili duke i kujtuar kush jeni dhe duke i falënderuar ata për kohën e tyre. Nëse gjeni kohë, ju mund edhe t’u dërgoni atyre një letër personale falenderimi, për t’u diferencuar nga turma. Ata me siguri kanë takuar shumë kandidatë potencial në këtë panair, kështu që nëse doni të jeni të paharrueshëm, mbani komunikime në vijim!

Këto ishin disa këshilla se çfarë duhet të bëni gjatë zhvillimit të panaireve të karrierës. Gjetja e kohës për të marrë pjesë në një panair të karrierës është mënyra më e lehtë për të zgjeruar rrjetin tuaj dhe për të komunikuar me ata persona që mund t’ju ndihmojnë për karrierën tuaj të ardhshme. Nëse merrni kohë dhe bëni përpjekje për t’u paraqitur denjësisht në panairin e karrierës, atëherë mund të takoni shefin ose kolegët tuaj të ardhshëm atje. Jini vetvetja dhe suksese!

Autor: akademi.al