fbpx

Përmbledhje

Programi Baçelor i Arteve në Biznes dhe Menaxhment i pajisë studentët me njohuri themelore teorike dhe praktike të biznesit. Programi përfshinë aftësitë thelbësore për planifikimin strategjik, vendimmarrje, komunikim dhe kontroll të aktiviteteve të biznesit dhe menaxhimit.

Programi BA në Biznes dhe Menaxhment synon:

  • Të avancojë dhe transferojë  njohuritë bazë të menaxhimit dhe disiplinave përkatëse përmes aplikimeve në sektorin privat ose atë publik;
  • Zhvillimi dhe përmirësimi i shkathtësive të shkrimit të studentëve, lidershipit, ndërmarrësisë dhe shkathtësive të komunikimit;
  • Lehtësimi i zhvillimit të aftësive kritike dhe analitike të nxënësve;
  • Vlerësimi i organizatave të biznesit, procesin e vendimmarrjes dhe ndjeshmërinë ndaj motiveve që përcaktojnë qëndrimet dhe sjelljet e individëve dhe grupeve në organizata;
  • Zhvillimi teorik dhe atë praktik të diversitetit të mjedisit të biznesit;
  • Ofrimi i zgjedhjeve, brenda programit, që lejojnë studentët të zhvillojnë interesa në fusha specifike për studimin e biznesit dhe të aspiratatave të  karrierës;
  • Sigurimi i një sfondi arsimor për të inkurajuar studime të mëtejshme dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës për të mbështetur aspiratat e karrierës.
      
Semester I
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MEssentials of Management36186
2MEconomics I (Microeconomics)36186
3MQuantitative Methods I (Math)36186
4MAcademic Writing36186
5MEFL I36186
Semester II
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MEconomics II (Macroeconomics)36186
2MBusiness Research Methods36186
3MQuantitative Methods II (Statistics)36186
4ESocial Responsibility and Ethics36186
5EOrganizational Communication36186
6MEFL II36186
Semester III
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MMarketing36186
2MFinancial Accounting36186
3MHuman Resources Management36186
4MEuropean Economic Integrations36186
5MEFL III36186
Semester IV
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MOrganizational Behavior36186
2MLeadership and Negotiations36186
3MManagement Accounting 36186
4MEFL IV36186
5MInternship Program and Career Orientation48248
Semester V
Nr.M/ESubjectLEECTS
1E Science, Technology and Innovation 36186
2MInternational Business36186
3MManagement of Information Systems36186
4EStrategic Management36186
5MProject Management36186
6MEFL V36186
Semester VI
Nr. M/ESpecialization: ManagementLEECTS
1MEntrepreneurship and SME Management36186
2Strategic Management36186
3ECorporate Finance36186
4MEFL VI36186
5MGlobal Economy36186
6EInternational Trade36186
7EKnowledge, Learning and Management36186
8EE-Business for Managers36186
9EInternational Trade36186
10EIntellectual Property Law36186
Semester V
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MPublic Finance and Budget Planning36186
2MFinancial Analysis36186
3ERisk Management 36186
4MAuditing and Investigation36186
5ETaxation36186
6MEFL V
Semester VI
1MCorporate Finance36186
2MBanking and Financial Institutions36186
3MInternational Financial Markets36186
4EFinancial Planning and Reporting36186
5MEFL VI36186
6EGame Theory36186
7EPersonal Finance36186

Siç e kemi përmendur tashmë, ky program synon të ndihmojë studentët të pajisen me funksionet kyçe të menaxhimit, si dhe aftësitë e transferueshme dhe zbatimin e tyre në sektorin privat dhe publik. Sistemi i Bolonjës së bashku me sistemin e ECTS, synon të çojë në një bashkëpunim më të madh ndërinstitucional dhe në rritjen e lidhjeve me universitetet e tjera ne Europë dhe Amrerikë.

Në rrugën e tyre të karrierës, nëpërmjet këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të mbajnë pozita pune që kërkojnë: a) aftësi të forta në menaxhim të mjedisit organizativ dhe gatishmërinë për të marrë përsipër pozitë drejtuese; b) njohuri të thellë të qasjeve moderne të menaxhimit të biznesit; c)  menaxhim të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, organizatave dhe menaxhimit të biznesit në struktura të ndryshme organizative; d) të kuptuarit e kërkesave financiare për biznesin, duke përfshirë informacionin e publikuar financiar dhe aftësinë për të marrë vendime financiare; e)  të kuptuarit e kontekstit më të gjerë shoqëror të botës së punës. f) aftësia për të vlerësuar nevojat organizative, financiare të kompanisë .

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).