31 Universitete nga Evropa bashkohen në Kosovë në ditën e Evropës

31 univeritete
Lajme

31 Universitete nga Evropa bashkohen në Kosovë në ditën e Evropës

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim të “celebrojë paqen, solidaritetin dhe unitetin në Evropë”. Këtë vit, Dita Evropës ka një rëndësi të veçantë në Kosovë, pasi për herë të dytë do të mbahet edhe Java Ndërkombëtare me 31 Universitete nga Evropa.

Sot në Kolegjin Universum, filloi Java Ndërkombëtare për stafin e 31 Universiteteve partnere nga Evropa. Ky organizim i Kolegjit Universum po mbahet për herë të dytë në Kosovë andaj edhe ka ngjallur interesim të madh mediatik, sidmos për faktin se kjo u organizua pikërisht në shënimin e Ditës së Evropës.

Java Ndërkombëtare, e cila do të mbahet nga data 09-13 Maj 2021, do ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjatë kësaj javes pjesëmarrësit e 31 Universiteteve nga Evropa, do të prezantojnë insitucionet e tyre përkatëse, do të organizohen punëtori të ndryshme, aktivitete sociale e kulturore.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare, Kolegji Universum do organizojë edhe Panairin e Studimeve Jashtë Vendit ku të gjithë të interesuarit do kenë mundësinë të takohen me stafin e Universiteteve Partnere dhe të shikojnë mundësitë për studime me BURSË të plotë në këto Universitete (shih lokacionin). Për më shumë detaje rreth Javës Ndërkombëtare klikoni këtu, kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062.

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *