fbpx

Për herë të parë në Kosovë Kolegji Universum, organizon Javën Ndërkombëtare për stafin e Universiteteve partnere nga Evropa, në kuadër të programit Erasmus +.

Java Ndërkombëtare, e cila do të mbahet nga data 06-10 Maj 2019, do ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjatë kësaj javes pjesëmarrësit e 30 Universiteteve nga Evropa, do të prezantojnë insitucionet e tyre përkatëse. 

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare Kolegji Universum do organizojë edhe Panairin e Studimeve Jashtë Venditku të gjithë të interesuarit do kenë mundësinë të takohen me stafin e Universiteteve Partnere dhe të shikojnë mundësitë për studime me BURSË të plotë në këto Universitete.

Disa nga Universitetet Partnere që do të marrin pjesë në këtë organizim janë: University of Bradford-Angli, University of Marburg-Gjermani,Ludwigshafen University-Gjermani, Mykolas Romeris University-Lituani, Savonia AMK – Savonia University of Applied Sciences-Finlandë,Powiślańska Szkoła Wyższa-Poloni, Czech Technical University in Prague-Republika Çeke, Kajaani University of Applied Sciences-Finlandë, Nova University-Portugali, Ondokuzmayıs Üniversitesi-Turqi, University of New York in Tirana-Shqipëri, European University-Republic of Macedonia-Maqedoni.

Java Ndërkombëtare do mbahet në ndërtesën universitare të Kolegjit Universum (shih lokacionin), ku janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mediat.

Për më shumë detaje rreth Javës Ndërkombëtare klikoni këtu, kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062.