fbpx

Për herë të parë në Kosovë Kolegji Universum organizon Javën Ndërkombëtare! Java Ndërkombëtare do të ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin, ku bëjnë pjesë 30 Universitete Partnere të Kolegjit Universum nga Evropa.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare Kolegji Universum organizon Panairin e Studimeve Jashtë Vendit gjatë së cilit studentët dhe stafi i Kolegjit Universum do të takohen me parnerët ndërkombëtar për të mësuar më shumë rreth BURSAVE dhe mundësive që iu ofrohen për studime dhe trajnime në këto universitete.

Disa nga Universitetet Partnere që do të marrin pjesë në Panairin e Studimeve University of BradfordUniversity of MarburgLudwigshafen UniversityMykolas Romeris UniversitySavonia AMK – Savonia University of Applied SciencesPowiślańska Szkoła WyższaCzech Technical University in PragueKajaani University of Applied SciencesNova UniversityOndokuzmayıs ÜniversitesiUniversity of New York in TiranaEuropean University-Republic of Macedonia

Panairi do të organizohet në Kolegjin Universum (Objekti i ri, rrugës për Lipjan tek Rrethi i QMI-së) dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Deri më tani 103 studentë dhe 83 staf akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum kanë shfrytëzuar mundësinë për shkëmbim semestral në Universitetet më me renome në Evropë.   

Secili studentë përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 375 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë!

Për më shumë info rreth universiteteve partnere dhe pjesëmarrjes në panair ju lutem kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062.