fbpx

Është rritur dukshëm numri i të rinjëve që preferojnë ti vazhdojnë studimet jashtë vendit. Pasi studimet jashtë vendit po ju ofrojnë mundësi të mësojnë për kultura të vendeve të ndryshme, të krijojnë shoqëri të re, udhëtime të shumta dhe mbi të gjitha shtim i vlerës së diplomes.

Mundësi reale për studime jashtë vendit në Kosovë po ofron Kolegji Universum, me 78 marrëveshje të nënshkruara ne 78 universitete evropiane për bursa ndërkombëtare për studentë dhe staf akademik e administrativ. Pra studentët dhe stafi i Kolegjit Universum po përfitojnë shkëmbim semestral në 22 shtete të BE-së dhe Turqi në kuadër të programit Erasmus+ të Komisionit Evropian.


Vlera e 358 bursave të fituara arrin vlerën 2,030,875 euro. Deri më tani 103 studentë dhe 83 staf akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum kanë shfrytëzuar këtë mundësi për shkëmbim semestral në Universitetet më me renome në Evropë. E gjithë kjo me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Mirlinda Zhushi, studente në Kolegjin Universum tregon që eksperienca për shkëmbim semestral në Universitetin e Gjermanisë “Hochschule Ludwigshafen University of Applied Sciences” është njëra ndër eksperiencat më të mira që do ta kujtoj gjatë gjithë jetës.


Ndërsa Blerjan Gashi studenti i cili përfitoi shkëmbim semestral në Mykolas Romeris University në Lituani thotë që bursat ndërkombëtare të ofruara nga Kolegji Universum janë mundësia më e mirë për avancim akademik dhe eksplorim të Evropes.


Shiko listen e Universiteteve Partnere të Kolegjit Universum. Këtë vit listës së bashkëpunimeve i janë shtuar edhe shtetet si Franca, Spanja, Belgjika, Sllovakia, Qipro dhe Greqia. 


Për më shumë info rreth universiteteve partnere dhe mundësive për përfitim të bursave ju lutem kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në +383 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.