fbpx

​​Studentët e Kolegjit Universum, Rinesa Kosci, Festim Hoxha dhe Poema Baruti, të cilët këtë semester janë duke studiuar në Portugali me BURSA të plota në “Polytechnic Institute of Beja” dhe “University of Coimbra” si rezultat i bashkëpunimit të Kolegjit Universum me Universitete Evropiane.

Studentët e Kolegjit Universum me ftesë të Ambasadorit ​Z. ​Ylber Kryeziu të​ Ambasadës së Kosovës në Lisbon​, janë takuar dhe kanë qenë pjesë e diskutimit te Presidentës Znj. Vjosa Osmani me studentët portugezë​ dhe ngjarj​e​ve përcjellëse.

Studentët tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitetet Evropiane. Kolegji Universum deri më tani ka shkëmbyer 462 studentë me bursa të plota në 115 universitete në 26 shtete të Evropës​.​

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë.

Kliko këtu, shiko fotot e studentëve përfitues të bursave. Edhe ti mund të jesh përfitues i bursës ndërkombëtare në Kolegjin Universum. Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semester në Evropë me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.