fbpx

SHPALLJE PËR FURNIZIM ME PAJISJE

Kërkesë për furnizim me pajisje të teknologjisë për prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit për projektin ERASMUS + “MSc in Sustainable Food Production Systems/STEPS” me numër të referencës: 598963-EPP-1-2018-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP, sipas marrëveshjes së grantit me numër: 2018-2504/001-001

Kolegji  “Universum”  fton  subjektet  afariste  të  regjistruara  që  ofrojnë  pajisje  për  nevojat  e institucionit.

Pajisjet që duhet të furnizohen ndahen në dy lote, ofertuesit mund të aplikojnë për dy lote ose për njërën nga lotet:

LOT 1 – Pajisjet e teknologjisë informative

LOT 2 – Pajisjet e prodhimit/përpunimit të ushqimit

Informatat lidhur me përshkrimin e pajisjeve mund t’i merrni duke kontaktuar përmes e-mailit hadis.karatashi@universum-ks.org, me subjekt: “Kerkese per Pajistjet STEPS”

Pasi që pajisjet blehen me fondet nga projekti   ERASMUS+ STEPS, operatorët ekonomik të interesuar për furnizim duhet të plotësojnë kushtet themelore të kërkuara nga donatori, të cilat janë si në vijim:

•   Autorizimi nga prodhuesi i pajisjeve

•   Garancioni minimum 12 muaj për pajisje

•   Vlera më e mirë për kosto (Best value for money)

Oferta duhet të përcjellet me këto dokumente obligative:

•   certifikata e regjistrimit të biznesit,

•   certifikata fiskale,

•   vërtetimi nga ATK për kryerjen e obligimeve tatimore,

•   katalog të prezantimit të produkteve dhe,

•   afati i furnizimit.

Ofertat  do  të  konsultohen  dhe  përzgjidhen  nga  komisioni  i  formuar  nga  ekspertët  e  lëmisë, përzgjedhja do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

•   Oferta më e lirë për produktet me specifikacionet teknike të kërkuara;

•   Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit

•   Kohëzgjata e përvojës së kompanisë në fushën respektive

Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri me datën: 27 Shtator, 2019 para orës 17:00, në këtë adresë:

 “ KOLEGJI UNIVERSUM Rr. Imzot Nikprela p.n,

10000 Prishtina, Republika e Kosovës“

Ose

me e-mail:  hadis.karatashi@universum-ks.org, me subjektin: “Oferta per pajisjet STEPS”

Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në  hadis.karatashi@universum- ks.org apo në numrin e telefonit +383 (0) 44 144 062.