fbpx

Universiteti Partner i Kolegjit Universum nga Finlanda me sistemin më të mirë të edukimit në botë, Kajaani University of Applied Sciences fton të gjithë studentët e Kolegjit Universum nga Programi Infermieri dhe Biznes Menaxhment (Bachelor & Master) të aplikojnë në Shkollën e VIII-të Dimërore e cila do të organizohet online në muajin Mars 2021.

Tema e përgjithshme e Shkollës Dimërore është “Ne i japim formë së ardhmes”.

Varësisht nga programi i studimeve ndahen edhe temat. Për studentët e programit Biznes Menaxhment shkolla do të përqendrohet në sfidat në biznesin global dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe do të organizohet me 4-5 Mars 2021 dhe përmban 3 dhe 5 kredi (vareisht nga punëtoritë që ndjekni). Studentët do të fitojnë njohuri të reja mbi temat aktuale dhe globale të MBNJ dhe praktikat e mira të MBNJ në mjedisin global të biznesit. Studenti do të mësojë mënyrat sesi të ndërkombëtarizohet një kompani dhe çfarë lloj çështjesh të ndryshme (përfshirë kulturën dhe diversitetin) duhet të merren parasysh në kontekstet e biznesit ndërkombëtar.

Ndërsa për studentët e Infermierisë do të zbatojnë njohuritë infermierore-shkencore të bazuara në prova dhe zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe ndërkulturore në një mjedis virtual. Shkolla do të organizohet nga data 2.-5 Mars 2021 dhe përmban 2 kredi.

Për më shumë informata kliko këtu https://www.kamk.fi/en/Global-Education/Virtual-International-Winter-School-2021—-We-Shape-the-Future

Për detaje rreth aplikimit kontakto Zyren Ndërkombëtare në Kolegjin Universum në erasmus@universum-ks.org.