fbpx

Përmbledhje

Bachelor i Shkencave në Shkencat Kompjuterike është një program me cilësi të lartë, kurrikula e së cilës është ndërtuar sipas rekomandimeve të një shoqërie të shquar informatike të IEEE. Kuadroja jonë akademike përfshin një ekuilibër të madh të kualifikimeve akademike dhe përvojën e industrisë më bashkëkohore. Avancimi i Shkencave Kompjuterike në botën e globalizuar po vazhdon të rritet, aplikimi aftësive  ka qenë i padiskriminueshëm ndaj industrive të ndryshme të biznesit dhe ekonomive të vendit. Në nivel kombëtar, në Kosovë si një treg kufitar me një ekonomi në zhvillim, kërkesa për profesionistët e informatizimit ka filluar të rritet. Tregu i punës në industrinë e shkencave kompjuterike ka vazhduar të rritet globalisht, duke e bërë atë një nga industritë më atraktive në vend dhe më gjerë.

Përmes një sistemi të strukturuar të lëndëve dhe një qasje gjithëpërfshirëse të stafit akademik të pajisur me njohuri teorike dhe njohuri të industrisë, ky program synon:

  • Përgaditjen e studentëve me nivel të lartë të ekspertizës teknike dhe  praktike në nivel kombëtar dhe global, të cilët mund të shërbejnë si lider në fushën e informatikës dhe të kontribuojnë në përparimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës përmes inovacionit, dizajnit të cilësisë dhe automatizimit të funksioneve të biznesit;
  • Vetëdijësimin e studentëve për përgjegjësitë etike, ligjore dhe sociale në fushën e tyre;
  • Zhvillimin profesional të vazhdueshëm përmes studimeve profesionale ose arsimimit të avancuar inovativ dhe teknologjik.
COMPUTER SCIENCE - CURRICULUM     
Semester I
No.M/ESubjectLEECTS
1MIntroduction to Programming & Web Technologies36186
2ECircuit Theory and Basic Electronics36186
3EEnglish36186
4MDiscrete Structures36186
5MMatrix Methods36186
6MEthics and Technology36186
Semester II
Nr.M/ESubjectLEECTS
1MIntroduction to Data Structures36186
2MObject Oriented Programming36186
3MComputer Architecture36186
4EEnglish Academic Writing36186
5MCalculus I36186
6ESystems Analysis36186
Semester III
No.M/ESubjectLEECTS
1MAdvanced Data Structures36186
2MIntroduction to Telecommunication and Computer Networking36186
3MOperating Systems36186
4EEnglish Business Writing36186
5EPublic Speaking36186
6MCalculus II36186
Semester IV
Nr.M/ESubjectLEECTS
1M Algorithms and Complexity36186
2M Programming Language C#36186
3M Database Management Systems36186
4E Multimedia and Graphics36186
5EAdvanced Computer Networks36186
6E Entrepreneurship36186
Semester V
No.M/ESubjectLEECTS
1MSoftware Engineering36186
2MIntroduction to Information Security36186
3MArtificial Intelligence36186
4MProgramming Language Java36186
5ESociety and Technology36186
6EAdvanced Math48248
Semester VI
Semester VI
Nr.M/ESubjectLEECTS
1M Advanced Web Development and Web Services36186
2E Application Security & Cryptography36186
3E Project Engineering and Design36186
4M Mobile Application Development36186
5M Career Orientation and Internship Co-Op8
6M Thesis10

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të performojnë aftësi të ndryshme sikurse: njohja e programeve koherente, aftësitë të forta në programim dhe aftësi  të  tjera praktike dhe profesionale dhe të pajisur të transferueshme. Nxënësit që kanë përfunduar me sukses programin duhet të jenë në gjendje të kryejnë punë që kërkojnë: a) të aplikojnë njohuri të informatikës dhe matematikës të përshtatshme për disiplinën; b) analizimin e një problemi dhe identifikimin e kërkesave kompjuterike; c) projektimin, zbatimin dhe vlerësimin e një programi, aparature apo sistemi d) të funksionojë në mënyrë efektive në ekipet për të arritur një qëllim të përbashkët; e) të kuptojë çështjet dhe përgjegjësitë profesionale, etike, ligjore, të sigurisë, f) të komunikojë në mënyrë efektive g) të zbatojë themelet matematikore, parimet algoritmike dhe teorinë e shkencave kompjuterike në modelimin dhe dizajnimin e sistemeve kompjuterike.

Kërkesat minimale  për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum  janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për  pranimin e një  studenti në këtë program akademik janë :

Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme

Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).

Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje
  • Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
  • Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Kolegji Universum ka bërë një marrëveshje me Microsoft (ID anëtarësimi 1203882548), veçanërisht Microsoft DreamSpark (i njohur si Microsoft Academic Alliance), për t’u përdorur softveret e saj falas për studentët tanë dhe stafin. Softueri që do të përdoret është për qëllime edukative dhe kërkimore, dhe është drejtpërdrejt i zbatueshme në shumicën e kurseve të programit. Ky softver është i drejtuar kryesisht drejt kurseve të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, dhe matematikës.

Përveç kësaj Universum planifikon të shfrytëzojë softuer nga komuniteti Open Source, në mënyrë që studentët tanë do të jenë të ekspozuar ndaj teknologjive të ndryshme. Në entuziazmin tonë dhe vlerësimin për Open Source, Universum ka filluar diskutimet dhe synon të mbështesë komunitetin Free Libre Open Source Softëare Kosova (FLOSSK)

Kolegji Universum është anëtar në Oracle Academy, kompani kjo që ofron një gamë të gjerë të moduleve, instruksioneve autodidakte dhe burime të materialeve pa pagesë për studentët e Kolegjit. Disa module që ofrohen prej Oracle Academy janë: java fundamentals, java foundations, java programming, database foundations, programming with pl/sql, database design and programming with sql.Të gjitha këto do të rrisin cilësin e programit akademik, do të pajisin studentët me shakathtësi të klasit të parë në IT dhe do t’i aftësojn në fusha të ndryshme siç janë inxhinieri kompjuterike, zhvillim të aplikacioneve, zhvillim të web-it, administrim dhe dizajn të databazës.

Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).